Lotaria kombëtare, licenca kalon në Kuvend
20-12-2012 / Gazeta 55
“Austrian Lotteries”, në muajin shtator u shpall fituese e licencës
Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’ia kalojë Parlamentit projektligjin për miratimin e licencës së Lotarisë Kombëtare të kompanisë austriake fituese të koncesionit. “Austrian Lotteries”, në muajin shtator u shpall fituese e licencës për organizimin e Lotarisë Kombëtare e cila grumbulloi pikët më të larta në koncesionin për menaxhimin e kësaj lotarie. Pas miratimit nga kuvendi, të licencës për Lotarinë Kombëtare, kompania “Austrian Lotteries” do ta menaxhojë atë për 10 vjet duke i paguar detyrimet fiskale, sipas marrëveshjes, qeverisë shqiptare.