E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas Ukrainës, edhe Bullgaria preket nga i ftohti siberian

20-12-2012 / Gazeta 55

Reshje të rënda dëbore dhe erëra të forta kanë shkaktuar kaos në pjesën më të madhe të Bullgarisë dhe sidomos në verilindje të vendit. Disa nga rrugët kryesore janë mbyllur për shkak të ngricave ndërsa 13 rajone janë vendosur në kodin portokalli. 

Kodi portokalli nënkupton se kushtet e motit mund të shkaktojnë dëme serioze dhe incidente. 

Autoritetet u kanë bërë thirrje sidomos shoferëve që të mos dalin në rrugë dhe të evitojnë udhëtimet e gjata. Shumë fshatra në Bullgarinë lindore janë pa energji elektrike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›