Lotito refuzoi dorëheqjen e Rejas

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 15:11
Presidenti i Lazios Claudio Lotito ka konfirmuar se refuzoi dorëheqjen e trajnerit Edy Reja të hënën në një ditë kaotike në klubin romak.
Reja kishte shprehur pakënaqësinë e tij pas vërshëllimave të tifozëve ndaj ekipit pas humbjes 2-1 në shtëpi nga Genoa të dielën.
Reja u takua me Lotiton të hënën në mbrëmje dhe kishte paraqitur dorëheqjen nga detyra, por ajo u refuzua nga kreu i Lazios.
“Është e vërtetë. Nuk e kam pranuar dorëheqjen dhe nuk dua të lejoj largimin e Rejas. Përderisa unë jam president, Reja është i paprekshëm” tha Lotito për Sky Sport Italia.