E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi ende pas Gattusos

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 15:44

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso është ende objektiv i klubit ambicioz rus Anzhi Makhachkala ka njoftuar menaxheri i tij, Andrea D’Amico.

Anzhi kishte shprehur interesim për transferimin e Gattusos gjatë afatit kalimtar të verës por 33 vjeçari vendosi të mbetet në San Siro.

Mirëpo, klubi rus refuzon të dorëzohet në përpjekjet e tij për transferimin e Gattusos në Degestan.

“Anzhi ishte interesuar për Gattuson gjatë verës dhe është ende në kërkim të tij. Por, aktualisht nuk ka zhvillime të reja” tha D’Amico për Sportitalia. Gattuso ka kontratë me Milanin deri në fund të sezonit 2011-12.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›