E Shtunë, 31 Tetor 2026

Low, i kënaqur me rekordin e Gjermanisë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low, ndihet i kënaqur me fitoren e ekipit të tij me rezultat 3:1 ndaj Belgjikës, e cila e kompletoi rekordin prefekt prej 10 fitoresh nga 10 ndeshje në kualifikimet për Euro 2012.

Gjermanët e kishin siguruar kualifikimin në kompeticionin që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni qysh gjatë verës, por ata e kërkuan me ngulm fitoren të martën për ta ruajtur serinë perfekte. Ata arritën një fitore impresionuese, gjë e cila bëri që selektori Low të ndihet krenar për ekipin që ka në dispozicion.

“Ishte e rëndësishme ta përfundonim në këtë mënyrë, thjesht ta vërtetojmë se gjermanët nuk dorëzohen kurrë. Ne kurrë nuk dëshironim të kritikoheshim për një paraqitje eventuale të zbehtë. Nuk deshëm ta fitonim këtë ndeshje për Turqinë, por për vete”, deklaroi trajneri gjerman.

Fitorja e Gjermanisë do të thoshte se Turqisë i nevojitej vetëm një barazim ndaj Azerbajxhanit për të shkuar në barazh. Gjermania shihet si njëri prej favoritëve për ta fituar Evropianin e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›