E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ozil, i lumtur për Turqinë

Njëri prej golashënuesve të Gjermanisë të martën mbrëma, në fitoren 3:1 ndaj Belgjikës, Mesut Ozil, familja e të cilit është turke, kishte dy arsye për të festuar.

Ai iu gëzua fitores së 10-të të gjermanëve nga po aq ndeshje, plus shkuarjes në barazh të të parëve të tij - turqve.

“Natyrisht jam i lumtur për miqtë e mi turq. Shpresoj që ata tash të kualifikohen në Kampionatin evropian”, deklaroi mesfushori i Real Madridit për televizionin gjerman ZDF.

“Shpresoj që ata tash të kualifikohen për Kampionatin evropian pas play-offit. Pavarësisht kësaj, ne dëshironim ta fitonim ndeshjen tonë të fundit. Hasëm në vështirësi në fillim, por pas rezultatit 1:0 e më tej e morëm lojën nën kontroll dhe e merituam të fitonim”, përfundoi ish futbollisti i Werder Bremenit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›