Stankovic e Vidic përshëndeten nga Kombëtarja

Dejan Stankovic i ka dhënë fund eksperiencës së tij me Kombëtaren e Serbisë.
Mesfushori i Interit e ka bërë publik vendimin e tij pas humbjes nga Sllovenia, e cila ia pamundësoi ekipit serb pjesëmarrjen në fazën finale të Euro 2012.
Rrugën e Stankovicit e ka ndjekur edhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic.
“Mendoj se është koha për ndërrimin e gjeneratës dhe që disa lojtarë të vjetër t’i thonë lamtumirë fanellës së Serbisë”, ka thënë 29 vjeçari i cili e humbi penalltinë ndaj Sllovenisë, duke i lënë serbët në shtëpi.