Sapuranu rrezikon burgimin

Mbrojtësi rumun, Cristian Sapunaru rrezikon të burgoset në Portugali për shkak të dhunës fizike që shkaktoi në incidentin e verifikuar në vitin 2009 gjatë ndeshjes së divizionit të parë portugez ndërmjet Portos dhe Benficas.
Sipas agjencisë Mediafax, së bashku me rumunin në incidentin e shkaktuar afër zhveshtoreve janë përfshirë edhe katër shokë të skuadrës së Portos: Hulk, Helton, Rodriguez e Fucile.
Prokuroria argumenton se lojtarët kanë sulmuar fizikisht edhe policët Ricardo Silva e Sandro Correia.