E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luajtëm mirë

Edhe pse pësuan humbje nga Lyon me rezultat 1:0, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, Leite Kaka thotë se madrilenët luajtën mirë. Ai beson se Real Madrid do të kalojë në çerekfinale, pas ndeshjes së rikthimit.

“Sot e gjithë skuadra luajti mirë. Edhe unë jam mirë fizikisht, nuk kam më probleme”, tha mesfushori brazilian për televizionin Sky Sport. Po ashtu, Kaka ndihet keq që ish skuadra e tij Milan, pësoi humbje në shtëpi nga Manchester United. Ai thotë se Rossonerët e kanë rastin e dytë në Old Trafford, ku nuk duhet të dorëzohen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›