Arsenali, gjysmak kundër Portos
Arsenali është në krizë të plotë dëmtimesh përpara ndeshjes së sotme me Porton, të vlefshme për 1/8 e Ligës së Kampioneve. “Topçinjtë” do të zbresin në “Estadio do Dragao” pa gjysmën e formacionit titullar: Arsen Venger nuk do të ketë në dispozicion Almunian, Arshavin, Da Silvan, Gallas dhe Aleks Song. Të pestë lojtarët nuk udhëtuan me skuadrën drejt Portugalisë, ndërsa Karlos Vela i rikuperuar, pritet ta fillojë takimin si zëvendësues. Mungesa e Arshavin, do t’i japë mundësi sulmuesit danez, Iklas Bendtner që të aktivizohet si titullar në ndeshjet europiane për herë të parë prej shtatorit 2009. Në mbrojtje, Tomas Vermaelen do të luajë normalisht, me gjithë problemet fizike, ndërsa partneri i tij në qendër do të jetë Sol Kempbëll. “Duhet të mendojmë për lojtarët që do të luajnë dhe të shohim nëse ata do të arrijnë të marrin rezultat pozitiv”, tha Venger.
#