E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti, kurrë mik

Jose Mourinho po përgatitet për përballjen e skuadrës së tij Inter ndaj Chelseas, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. ndër të tjera, trajneri portugez është ndalur të flasë për trajnerin e klubit londinez, Carlo Ancelotti.

“Ai nuk është dhe nuk do të jetë kurrë mik imi. Të shohim nëse do ta mposht rekordin tim në Chelsea. Në Angli i respektojnë trajnerët e huaj, gjë që nuk ndodh në Itali, ku nuk jam i konsideruar si i denjë. Inter më kërkon që ta fitoj Ligën e Kampionëve, unë do të provoj ta fitoj dhe të mbetem këtu ende. Sfida e dyfishtë me Chelsean është mjaft speciale për mua sepse jam pjesë e historisë së këtij klubi”, tha Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›