E Diel, 1 Nëntor 2026

Talenti portugez përfiton miliona euro në vit

Klasifikimi Askush nuk fiton sa Ronaldo, por Premier është më e pasura

Mbreti i parave është Kristiano Ronaldo, klubi që mbulon me ar lojtarët e tij është Barcelona, kampionati ku shpenzohet më shumë për futbollistët është Premier League. Ata që boshatisin xhepat e pronarëve të klubeve janë sulmuesit, më të paguarit e merkatos, në krahasim me kolegët e tyre portierë, mbrojtës e mesfushorë. Llogaritë në xhepat e futbollistëve më të pasur në botë i ka bërë agjencia financiare-sportive “Futebol Finance”, e cila ka përdorur të dhënat nga 30 publikime të specializuara në sport (gazetat europiane dhe revistat ndërkombëtare të marketingut të sportit), dhe ka bërë të njohur listën me 50 lojtarët më të paguar të botës në sezonin 2009-2010. Këtu përfshihen jo vetëm rrogat prej lordësh, por edhe hyrjet private nga kontratat publicitare, premiot për fitoret kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe bonuset e ndryshme në kontrata (për shembull bonuset për golat). Më të paguarit e botës janë shumica në Spanjë. Atje, ku fluturojnë milionat e eurove më i paguari është Kristiano Ronaldo (Real Madrid) me 13 milionë rrogë në vit. Në vendin e dytë Ibrahimoviç (Barcelona), me 12 milionë; më pas Mesi (Barcelona) me 10,5, Eto’o (Inter) 10,5, Kaka 8.33. Barcelona është klubi që harxhon më shumë për futbollistët e saj (60,5 milionë në vit). Ndërsa kampionati ku paguhet më shumë për lojtarët është Premier League me 128,2 milionë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›