Luan Hajdaraga: Rama na vuri te Këshilli i Varrimit

Këshilli Politik, i propozuar dhe i vendosur vetë nga Edi Rama për tu krijuar, ka shkaktuar dje, jo pak reaksion. Reaksioni ka ardhur, jo prej të pakënaqurve që nuk gjenin emrin në këtë rudiment apo atavizëm të PS-së, por (jo aq çuditërisht), ky reaksion ka ardhur prej atyre që e gjetën veten të katapultuar në këtë me nder të themi, Këshill Politik. Një prej tyre ka qenë edhe Luan Hajdaraga. Duke mos ditur asgjë, deri para ditës së djeshme, për “konsideratën e lartë” të Edi Ramës ndaj tij, të konfirmuar me emërimin si anëtar të Këshillit Politik, Luan Hajdaraga nuk ka duruar dhe “ka shpërthyer”. Në këtë “shpërthim”, mësohet se në koefidencë, Luan Hajdaraga ta ketë etiketuar Këshillin Politik, si një Këshill Varrimi... Në vijim të “shpjegimit” të këtij etiketimi, mësohet që Luan Hjadaraga të jetë shprehur se, “Këshilli Politik është një azil politik, që vlen veç për t’u shfaqur kur ka ndonjë varrim...”
...