Rama, Angjelit; Strukturat i kam kot, ti do të jesh deputet në 2013-n

Befasi ka qenë dje mungesa e emrit të Anastas Angjelit në listën e nominimeve të kandidatëve që Edi Rama propozoi për “këshilla” e “grupe” të sajuara si “struktura-bisht” të PS-së.
Kjo befasi ishte “një dallgë”..., se me kalimin e orëve, kur gjithçka po kristalizohej brenda radhëve të Asmablesë Kombëtare të PS-së, u mësua se ka qenë Anastas Angjeli vetë, i cili nuk ka pranuar “ta shesë veten kaq lirë”...
Pas një bashkëbisedimi “frutdhënës”, që ai ka pasur me kryetarin e PS-së, mësohet se Ansatas Angjeli, ka udhëtuar i qetë drejt SHBA-ve.
Për sa i përket këtij bashkëbisedimi, mësohet gjithashtu, se ka qenë Edi Rama që i ka sugjeruar Anastas Angjelit, që të mos e humbasë këtë udhëtim, as për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, por as për emrat e strukturave drejtuese të saj. Në këtë garanci që Edi Rama i ka dhënë Anastas Angjelit, mësohet se për herë të parë ai është treguar i sinqertë, kur e ka siguruar se, “S’ka asnjë problem. Vazhdo punën personale se ti do të jesh deputet në vitin 2013. Këto struktura i kam kot..., rri i qetë, ti do të jesh sërish deputet”, mësohet t’ia ketë ripërsëritur “premtimin” e tij Edi Rama, Anastas Angjelit.
I qetë dhe i bindur se Edi Rama “nuk do ia dredhë përsëri”, Anastas Angjeli ka udhëtuar drejt SHBA-ve, në pritje të nominimit të tij si kandidat potencial për deputet..., në vitin 2013.