E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Mulliqi jep dorëheqjen nga Galeria e Arteve të Kosovës

Luan Mulliqi, drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtuesit të këtij institucioni. Skulptori ka shpjeguar se arsyeja e dorëheqjes së tij është reformimi i Galerisë së Arteve të Kosovës. "Kemi hyrë në fazën e reformave dhe reformat nënkuptojnë që institucionet e kulturës nuk mund të udhëhiqen vetëm nga një drejtor, por duhet të jetë këshilli drejtues që shpall konkurs për drejtor", ka thënë Mulliqi për gazetën kosovare "Express". Tashmë ai është zgjedhur pjesë e bordit të galerisë. Mulliqi njihet për publikun shqiptar si skulptori që realizoi statujën e Nënë Terezës, që është vendosur në Aeroportin e Rinasit, pas fitimit të konkursit të realizuar në Galerinë e Arteve në Tiranë. Ndërkohë, Mulliqi si titullar i institucionit, ka qenë prezent edhe në ekspozitën e artistëve kosovarë të hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›