Luan Rama Politika i ka borxh popullit
Ai eshte nje njeri i cili qe ne te rite e tij eshte marre me politiken. Jeta ia ka sjelle qe te jete ne fillim gazetar pastaj politikan ose dicka me mire te dyja bashke. Jeta dhe karriera politike ka bere qe ai te jete deputet ish-minister dhe se fundi sekretar i pergjithshem i LSI-se. Ky eshte Luan Rama i cili u be i njohur qe para lsquo90-s fale nje shou televiziv te suksesshem. E takojme ne zyren e tij ne seline e LSI-se. Eumlshte 8 dhjetori dite zyrtare pushimi dhe zyrat jane te zbrazura porse kudo punohet per rinovimin e sallave te shtypit. Duket sheshit qe zgjedhjet jane ne prag...
Ne te rite tuaj ju jeni bere i njohur nga nje emision i suksesshem televiziv. Dukej sikur fati juaj tashme ishte paracaktuar ai i njeriut te kultures apo te mediave. Si ndodhi qe perfunduat ne politike.
Pyetja juaj me kthen jo pak vite mbrapa. Ajo me con ne kohen kur brenda njeriut ekzistojne dilemat per ate qe do te behet ne jete. Ne menyre te natyrshme pa e ditur mire as vete brenda meje ishte rritur pasioni per kulturen e artin ne pergjithesi. Eumlndrra ime e pare ishte te behesha aktor. Kjo lidhet me adoleshencen me kerkesen per te qene ne qender te vemendjes me kohen kur nuk te trembet syri per asgje dhe kur cdo gje te duket e mundur. Kjo ishte njeheresh edhe produkt i nje jete te pasur artistike qe une beja ne vendet ku jetoja atehere. Shkruaja poezi drejtoja spektakle prezantoja festivale per femije. Meqenese nuk arrita te fitoj per aktor pasi mu be nje hile ne konkurs ku protagonist ishte ai qe vite me pas do te behej njeri prej miqve te mi Kastriot Caushi atehere konkurrova per gjuhe-letersi. Filologjia eshte nje tjeter bote ajo te krijon mundesine si te thuash te hysh ne nje planet tjeter. Fati im i pare ishte dega vete elementi i dyte ishte fakti qe pata rastin te studioj ne Shkoder. Te jetosh e te studiosh ne kete qytet per mua do te thote te mbarosh njeherazi dy universitete. Ketu gjeta nje trupe pedagogesh shume profesionale nga njera ane dhe shume njerezore ne marredheniet me ne studentet nga ana tjeter. Ata ishin vertet punetore te palodhur te shkences. Kujtoj me shume nderim Jup Kastratin Neki Lezhen Selami Tabakun Safet Hoxhen e shume te tjere. Ndryshe nga pedagoget e Tiranes keta ishin shume miq me studentet. Sigurisht shume nga pedagoget e Tiranes ishin figura te shquara te shkences por kam idene se ruanin nje lloj distance me studentet. Keshtu ne Shkoder duke hyre ne mjedisin elitar intelektual pata shansin te prek letersine e vertete. Pedagoget e mi ishin te shquar edhe per bibliotekat shume te pasura. Jup Kastrati kishte nje biblioteke unikale Hasan Leka ka nje biblioteke me mbi 20 mije tituj. Vete Biblioteka e Shkodres ishte shume e pasur nderkohe qe Biblioteka e Universitetit te Shkodres eshte nje pasuri kombetare ne kuptimin e plote te fjales. Atje punonte gardiani me shembullor i librit Vili Kamsi. Ky mjedis nuk kishte se si te mos ndikonte tek une.
E gjithe kjo histori mori dimensione publike per shkak te nje aktiviteti televiziv i pari dhe i vetmi nje konkurs qe kishte titullin shume domethenes Letersia dhe reflekset e saj ne arte. Fitorja e atij konkursi me realizoi endrren e adoleshences per te qene i njohur tashme jo si aktor por ndoshta edhe me shume. Padyshim megjithese isha ne te 20-at ndjehesha mire kur me quanin ne rruge Luani i konkursit dhe behesha keq kur nuk e thoshin kete.
Pastaj ndodh kalimi juaj ne gazetarihellip
Pas konkursit isha ne qender te vemendjes isha si me thene heroi i Shkodres. Te qenit publik ma zgjeroi rrethin e miqesive njoha me shume njerez te artit kultures gazetarise. Midis miqve te mi te asaj kohe dua te vecoj dy njerez qe i kujtoj me nderim. Te dy jane ndare nga jeta ne menyre te parakohshme. Keta jane Teodor Keko dhe Astrit Nuri. Ndonese me i madh Keko ishte me prane meje ne kuptimin e sjelljes dhe te temperamentit. Ai me krijoi mundesine qe te kuptoja qe ne fillim qe gazetaria ne thelb eshte letersi. Me Dorin kemi punuar bashke disa reportazhe. Dori me krijoi mundesine qe te botoja ne gazeten Drita. Kjo ishte nje gje e madhe per kohen. Imagjinoni se sa behej radha per te blere kete gazete diteve te diela. Ishte nje privilegj per ate kohe qe te shkruaje ne kete gazete. Ndersa me Astrit Nurin njohja ka qene e rastesishme teksa udhetonim nje dite bashke ne tren. Une ia kisha lexuar shkrimet dhe ia dija pak a shume edhe historite. Astriti u cudit dhe qe ate dite u beme miq madje botoi edhe nje shkrim per mua ne Zerin e Rinise. Nuri me rekomandoi pastaj ne nje konkurs qe behej ne Zerin e Popullit. Meqenese nuk kishte shkolle gazetarie asokohe behej nje konkurs qe pranonte ata qe quheshin stazhiere.
Zeri i Popullit ishte gazeta me e madhe e kohes me nje hierarki burokratike partiake por edhe me nje hierarki vlerash dhe individualitetesh te spikatur. Ne fakt ne kete gazete une nisa pune kur kishte nisur te zbehej jo thjesht Zeri i Popullit por vete zeri i PPSH-se. Ishte nje periudhe e veshtire sepse ishte nje kohe perpelitjesh dallgesh ndryshimesh.
Sa ndikoi karriera gazetareske ne karrieren tuaj politike
Si gazetar kam pasur dy veshtiresi personale e kam fjalen. Pasi qe nga koha e konkursit kisha krijuar nje imazh publik me duhej ta ruaja kete imazh edhe me cilesine e shkrimeve te mia. Veshtiresia e dyte ishte se me duhej te beja shume perpjekje ne menyre qe te isha te pakten ne te njejtin nivel me emrat e tjere te njohur te gazetarise apo te publicistikes se kohes.
Pastaj vjen politikahellip
Zeri i Popullit ishte gazete politike. Ndryshimet qe ndodhen realiteti i ri politik bene qe edhe vete gazeta te pershtatej me kohen. ZP ishte e vetmja gazete e PS-se por edhe gazete e opozites dhe per pasoje mori karakter edhe me te thelluar politik. Atehere ndodhi qe brenda meje te martohej gazetaria si pasion dhe politikani i pershtatjes me kohen. Keshtu kane ecur bashke me mua keto dy profesione. Ishte nje kalim krejt i natyrshem sepse mjedisin e njihja emrin politik tashme e kisha. Emri im tashme njihej sikurse ai i Namik Dokles Halil Lales apo Hamdi Jupes Musa Ulqinit apo Erion Braces e Ardian Myslymit me vone.
Per mua nuk do te pyeste me njeri Kush eshte ky Ky ishte favor por edhe pergjegjesi e madhe. Ne fakt nuk jam tunduar shume nga politika. Nga shtypi aktiv jam shkeputur vone ne 1997-n kur u bera deputet deri ne ate kohe politikani dhe gazetari tek une kane qene bashke duke qene me i privilegjuar gjithnje gazetari.
Ndiheni mire ne politike
Ndjehem mire sepse politika nuk ishte nje gje qe mu imponua nga jashte vetes. Kete qendrim e kam zgjedhur sepse kam gjykuar dhe gjykoj se sa me shume njerez te shkences arsimit kultures gazetarise te marrin pjese ne politiken aktive aq me i mire do te jete produkti i politikes ne teresi aq me mire do te jete per vete qytetaret.
Ju keni pasur qe heret nje jete gjithnje ne levizje. Ne cilat cilesi tuajat ka ndikuar kjo lloj jete
Po jeta ime ka qene si te thuash ajo e nje njeriu pa adrese. Ndryshe nga kolege apo njerez te tjere tek une nuk identifikon dot ndonje tipar karakteristik te ndonje krahine te vecante. Im ate ka qene ushtarak dhe pikerisht per kete familjes sone i eshte dashur te zhvendoset shpesh. Per mua ky ka qene nje favor sepse me ka dhene nje shumatore kulturash psikologjish por edhe individualiteti. Kam nga pak nga te gjitha krahinat ku kam jetuar eshte si te kesh brenda vetes nje mini-Shqiperi.
Ne punen time si gazetar une kam pasur nje model ai eshte Dritero Agolli. Nuk besoj te kete ndonje gazetar apo shkrimtar qe te njohe sa ai vende njerez ngjarje anekend Shqiperise. Modeli i tij me ka yshtur edhe mua te udhetoj shume. Por jo vetem kaq. Ai me ka treguar edhe se cilat jane epersite e njohjes te sa me shume karaktereve situatave historive e keshtu me radhe. Edhe si te udhetoj shume per shkak te puneve dhe detyrave qe kam marre persiper. Rikthehem shpesh ne vendet ku kam jetuar. Me bejne pershtypje ndryshimet qe kane ndodhur me njerezit a me vendet. Keshtu i kuptoj me mire edhe ndryshimet qe kane ndodhur me mua vete ne keto dy dekadat e fundit.
Meqe permendet dy dekadat e fundit. Cilat jane sipas jush gabimet e politikes gjate kesaj kohe
Pa dyshim qe jane bere gabime dhe une bej pjese tek ata njerez qe i pranojne ato dhe mundohen ti rregullojne. Nuk trembem te shoh gabimet. Keto i shoh ne dy plane ne planin e politikes ne teresi por edhe ne planin tim personal perderisa edhe une bej pjese ne klasen politike shqiptare. Ne fillim me duhet te them se ne fund te fundit pavaresisht gjithckaje klasa politike shqiptare eshte 20-vjecare. Me i moshuari nder politikanet aktive Sali Berisha ka nje karriere politike vetem 20-vjecare po aq sa kam edhe une. Per nje individ mbase 20 vjet jane shume por per historine politike te nje shteti mund te jene nje konvencion jo edhe aq i rendesishem.
E para qe une mund te them eshte nje borxh i madh qe politika i ka vendit. Nese nuk e ka bere pershpejtimin e integrimit te vendit ne strukturat BE-se ne fakt e ka penguar ate nese nuk i ka paraprire zhvillimeve afatgjata ne fakt i ka penguar ato. Kjo fale nje mentaliteti te mbrapshte me nje shamaturi te cilen eshte pak ta quash anadollake. Me lejoni ta argumentoj kete edhe ne menyre vizive. Brezi i pare apo forumet e para politike te PS e PD per nga kualitetet individuale ishte shume me lart se sa ata qe jane sot. Ne fakt duhej te ndodhte e kunderta. Ne Kryesine e pare te PS-se qe doli nga Kongresi themelues i PS Kryesia perbehej nga emra me nje dimension e peshe intelektuale qe po ta krahasosh me sot do te thote te fyesh vete PS. Emra te tille si Nano Servet Pellumbi Ismail Lleshi Agolli Ilir Meta Hajdaraga Fatri Sinani Xhevat Lloshi Dokle Ruka Meksi Dade Kumbaro e shume te tjere nuk mund te krahasohen me lidershipin e sotem socialist ku gjen njerez qe nuk kane ndonje lidhje te qendrueshme shpirterore me PS. Jo vetem kaq por ka edhe te tille qe flasin kunder atyre parimeve mbi te cilat eshte ndertuar vete PS. Kjo sigurisht eshte pune e socialisteve por e mora si shembull per tju treguar se pikerisht nga kjo nga te tilla fenomene ka ndodhur ajo qe politika ne Shqiperi nuk i ka paraprire zhvillimeve. Udheheqesit nuk mund te jene njerez pa kulture pa ndjeshmeri pa ideale.
Cila eshte pikepamja juaj mbi gjendjen e se majtes sot ne Shqiperi
Kohet qe kane ardhur kane nisur ti fshijne pak nga pak dallimet mes se majtes klasike dhe se djathtes. Deri ne shekullin e kaluar dallimet mes te dyjave ishin bazuar mbi dy ideologji te ndryshme. Renia e komunizmit dhe fenomenet globalizuese e kane bere me pak te dallueshem kete ndryshim. E majta eshte pergjithesisht ne krize identiteti. Realiteti ndryshon shume here me shpejt se mendimi politik. Ne kete kuptim e majta e ka te veshtire te adoptoje ide te reja ndersa e djathta sado qe duket si konservatore adopton me shpejt qendrime dikur te majta. Ne kete kuptim edhe ne nuk mund te pretendojme per nje te majte klasike dhe per nje te djathte te tille. Madje nisur nga kushtet specifike te Shqiperise me varferine ende neper kembe e djathta ka qene e detyruar te adoptoje disa politika qe dikur konsideroheshin si te majta. Nuk mund te ishte ndryshe ne nje Shqiperi qe ka ende nevoje per perkrahje sociale e solidaritet qe ka ende shume njerez ne nevoje. Sa i takon se majtes te ne une ne radhe te pare mendoj se PS eshte shnderruar ne nje parti tipike biznesmenesh e milioneresh e cila sot faktorizohet per shkak te parave por jo per shkak te kontributeve apo te ideve politike qe ajo jep. Ky eshte nje rrezik i madh i cili do te coje ne nje konfigurim me te sakte te se majtes ne pergjithesi.
Po thoni se mund te kete ndarje te tjera nga PS
Nuk e kontestoj idene e ndarjeve sepse ka nje kontradikte mes njerezve idealiste te bazes se PS-se dhe lidershipit te sotem. Dikush eshte socialist sepse ka pasur gjyshin partizan dikush tjeter sepse familja e tij u be me toke dikur dikush tjeter sepse babai i tij u shkollua ne nje kohe qe kjo mund te ishte vetem nje enderr e parealizueshme e keshtu me radhe. Njerezit e lidershipit te sotem te PS-se dhe te opozites ne teresi nuk duan tia dine fare per kete histori.
Sa e perfaqeson realisht Parlamenti i sotem vullnetin politik te popullit
Ligji elektoral qe u aplikua ne zgjedhjet e fundit ne fakt ishte nje gracke. Ne Shqiperi kishte nje tradite tashme te konsoliduar ku njerezit votonin per partite por edhe per personin i cili do ti perfaqesonte. Me ndryshimin e ligjit shqiptaret votuan per partite. Keshtu ndodh qe une dhe ti qe jemi ne Tirane e dime qe kemi nje grup deputetesh por nuk e dime se cili eshte ai qe e con fjalen tone ne Parlament. Tani cfare ndodh Une qe merrem me kete pune nese me kerkojne te bej listen e deputeteve nga 140 qe duhet te shkruaj do te hedh ne leter aty rreth 30. Te tjeret nuk i njoh. Keshtu qe ky Parlament i zgjedhur me ane te atij ligji-gracke nuk mund te jete realisht vullneti i popullit. Pastaj ata nuk faktorizohen per shkak te asaj qe bejne ne te vertete.
Si mund te korrigjohet kjo gje
Le te vijme prape te gabimet e politikes. Listen e deputeteve e bejne kryetaret. Kjo sigurisht qe duhet rregulluar por per ta bere kete duhet pasur ne radhe te pare vullneti dhe pastaj guximi per ti pranuar dhe pastaj per ti korrigjuar gabimet. Te ne te gjithe e pranojne por askush nuk e ben ne te vertete. Ju marr serish nje shembull me PS. Kur Edi Rama erdhi ne krye te socialisteve ai gjeti atje nje grup njerezish te cilet kishin punuar vertet me Nanon por qe aksionet e tyre politike nuk i kishin prej Nanos por prej meritave te tyre. Keshtu qe u importua ne PS nje kontingjent i ri i zgjedhur nga Rama. Lidhjet e ketyre te fundit me PS-ne nuk jane aq te thella e shpirterore jane koniunkturale. Ata kane ardhur aty vetem se i solli Rama. Nese Rama iken nga PS ata ikin bashke me te. Me nje fjale keta jane zyrtarisht vertet perfaqesues te larte te Partise Socialiste por nuk i perkasin popullit socialist. Nuk jam aspak kunder per afrimin e njerezve te rinj ne politike por jam qe secili te arrije ate qe ka ne baze te gares se ndershme e te hapur brenda partise.
Po LSI Ju keni krijuar imunitet ndaj ketyre fenomeneve
LSI lindi si produkt i perplasjes se opinioneve dhe qendrimeve brenda PS. Sigurisht edhe ne jemi pjese e ketij mjedisi politik dhe nuk kemi se si te mos ndikohemi prej tij. Por historia jone e vecante na ben qe te ruhemi shume na ben qe ta kemi mendjen e te mos shkelim mbi te njejtat derrasa te kalbura. Natyrisht qe e konsiderojme veten pjese te se majtes shqiptare por jo nje e majte bardhe e zi por nje e majte qe ne radhe te pare ve interesat e vendit dhe pastaj te partise. Nga kjo logjike u nisem kur vendosem te hyjme ne koalicion me PD-ne. Ne kete rast qofte Berisha qofte Meta treguan se kur vullneti politik shoqerohet me guximin perben nje model per tu marre shembull ne situata te ngjashme.
Mendimi juaj mbi performancen politike te Berishes e Nanos
Historia e Shqiperise ne keto 20 vite eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me keta dy emra. Nano paguan ende koston e nje fature liberale ate te te qenit me i hapur per te krijuar mundesi perplasjesh fraksioneshhellip Berisha eshte me konsistent dhe me i vendosur ne ato qe ben. Diferenca mes te dyve jane origjinat historite e tyre personale profesionet dhe mjediset ku kane jetuar e jane formuar. Vete Nano ne PS krijoi nje shkolle me vete te marredhenieve te brendshme. Mund te kritikoje kedo fare haur dhe asnje nuk paguante harac. Ai edhe ne qeverisje krijoi nje klime te ndryshme me ane te ndryshimeve te shpeshta.
Une nuk jam dakord me kritikat e Edi Rames i cili thote se qeverite ne keto 20 vjet nuk kane bere asgje dhe nuk e kane vrare mendjen per popullin. Sigurisht mund te behej shume here me teper por kjo gje nuk mund te thuhet. Ne kete kuptim edhe periudha e qeverisjes se socialisteve kur drejtuan Nano Meta dhe Majko solli absolutisht shume ndryshime pozitive ne Shqiperihellip
Sikur marredheniet personale mes Metes dhe Rames te ishin ndryshe a do te kishim nje tjeter qeveri sot e kesaj dite
Ilir Meta ka ardhur fare i ri ne PS. Une vete nuk kam bere pjese ne rrethin e miqve te ngushte te Ilirit ndonese kemi pasur nje raport shume serioz dhe te respektuar ne te gjitha punet qe kemi bere bashke. Di te them se ndryshe nga shume te tjere ai ka qene gjithnje shume i hapur dhe kontestues. Gjerat qe kishte i thoshte haur ne mbledhje dhe jo si ndonje tjeter qe fliste neper kafene. Kjo ishte edhe arsyeja qe vete Nano e propozoi per nenkryetar te partise. Keshtu u rrit Ilir Meta brenda PS-se duke qene i vendosur kurajoz dhe kontestues njeheresh. Bashke kemi punuar edhe ne qeveri. Ai eshte nje administrator i afte dhe nje punetor i palodhur. Ne kete kuptim eshte e veshtire te punosh me ritmet qe ai imponon.
Eumlshte krejt tjeter puna me Nanon i cili sikurse thashe eshte i nje formati tjeter intelektual dhe po aq liberal. Une kam punuar edhe me Majkon. Ky eshte ndryshe nga keta te dy. Ndryshe nga Meta qe u rrit e formua ne PS Rama erdhi ne krye te partise fale teorise se Nanos per gjitheperfshirje e lsquote leme pushtetin per te ndertuar shtetin dhe fale idese qe ai kishte per perfshirjen e shoqerise civile. Kam pranuar une tia le vendin e ministrit te Kultures Edi Rames pasi per zevendesimin e zonjes Dade Nano me zgjodhi mua. E bera natyrshem edhe pse shume nga ata qe gjezdisin poshte sqetulles se Edi Rames sot atehere me benin presion te mos ia lija vendin atij. Natyrisht ne ate kohe nuk kisha ndonje ambicie te madhe per tu bere minister. E para doja te jetoja moshen time te atehershme dhe e dyta asokohe nuk i dija edhe fort mire perfitimet e te qenit minister.
Largimi i Nanos e la te majten pa lider. Keshtu qe ne pah dolen dy figura krejt te ndryshme Meta dhe Rama. Rama shihte dhe sheh te Meta njeriun e vertete te se majtes njeriun natyrshmerisht e politikisht te majte teksa shihte edhe pamundesine e tij per tu bere i majte sepse ai realisht nuk eshte i tille. Per te eliminuar Meten nga lidershipi i se majtes u amendua ligji i ri i zgjedhjeve.
Fakti qe sot Meta eshte ende lider i majte eshte ende problemi i madh qe ka Edi Rama per kete shkak ai sajoi parullen pertej te majtes dhe se djathtes cka do te thote praktikisht asgjekundi ne kuptimin politik te fjales.
Kane kaluar do kohe qekurse kemi nisur biseden madje edhe punetoret e zellshem te rinovimit te salles se mediave e kane lene punen. Jashte ne rrotullimin e njohur te Tiranes se re perzihemi me grumbullin e madh te njerezve qe kthehen nga nje dite pushimi ne kodrat e Liqenit. A thua keta e dine se po shkojne gjekundi