E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te majtet platforme per zgjedhje te dyfishta

Opozita zbardh strategjine. Milo Me 8 maj do kemi dy zgjedhje

Nis te dale ne siperfaqe aksioni me i ri politik i Partise Socialiste. Pas anetarit te Kryesise se PS-se Pandeli Majko aleati i selise roze Paskal Milo ka bere me dije dje se me 8 maj 2011 do te kete dy pale zgjedhje.

Strategjia e opozites

Zhvillimi ne te njejten kohe i zgjedhjeve lokale me zgjedhjet e pergjithshme duket se do te jete strategjia e te majtes e cila eshte duke pergatitur edhe platformen qeveritare krahas asaj te zgjedhjeve te pushtetit lokal. Zgjedhjet e ardhshme lokale brenda 8 majit te vitit 2011 mund te mos jene vetem lokale por edhe parlamentare. Opozites i duhet nje platforme alternative qeverises - tha Paskal Milo. Kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo nje nder eksponentet e opozites se bashkuar artikuloi idene e zgjedhjeve te dyfishta ne 8 maj. Sipas tij te majtet duhet te kene gati platformen qeverisese pasi te dielen e zgjedhjeve lokale mund te mbahen dhe ato te pergjithshme.

Zgjedhjet lokale

Por kreu i Demokracise Sociale kerkoi edhe barazi brenda koalicionit. Sipas tij ky koalicion nuk duhet te konceptohet si koalicion njengjyresh. Opozita duhet tu largohet sloganeve bulevardeske dhe meditimeve spontane para mikrofonave moralizimeve filozofike dhe politike te huazuara dhe larg realitetit shqiptar. Fitorja nuk duhet konceptuar si njengjyreshe por si nje mozaik opozitar. Cdo gabim ne konceptimin e kontrates se frontit opozitar do te ishte i pafalshem dhe me pasoja te pariparueshem - tha Milo. Kryetari i PDS-se beri me dije se prej afro dy muajsh partia ku ai ben pjese po seleksionon kandidaturat per zgjedhjet lokale te cilave po i kushtohet nje vemendje e vecante.

Akuzat per qeverine

Kreu i PDS-se Paskal Milo akuzoi qeverine per situaten e permbytjeve ne Shkoder ku kerkoi edhe doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha. Duke shtuar edhe permbytjet e fundit ne Shkoder Milo gjate aktivit kombetar te Partise Demokracia Sociale ka pohuar se e gjitha eshte pjese e papergjegjshmerise dhe e keqqeverisjes se qeverise aktuale. Por ndersa ka analizuar situaten politike dhe opsionin e opozites per te larguar kete qeveri Milo ka qene kritik dhe me vete drejtuesit e Partise Socialiste politika e te cileve sipas tij nuk duhet te mbetet vetem pjese e sloganeve por te jete e qarte dhe konkrete per qytetaret. Paskal Milo tha se protestat e opozites duhet te shoqerohen me demaskimin e qeverise dhe per kete duhet nje platforme e qarte alternative ne rast largimi te qeverise.

Qendrimi i PS-se

Ish-kryeministri socialist anetari i Kryesise se PS-se Pandeli Majko ka deklaruar nga Uashingtoni ne nje interviste per lsquoZerin e Amerikes se oferta e opozites ne kontekstin e sjelljes se shumices vetvetiu ripermasohet politikisht per te kaluar drejt opsioneve tanime jo maksimaliste por objektive. Zgjedhjet e parakohshme jane sipas tij e vetmja rruge per te dhene garanci se procesi zgjedhor do te jete i rregullt dhe pa probleme. Dyshimi yne mbetet se PD-ja dhe Kryeministri deshirojne te hyjne ne zgjedhjet lokale pa e permbyllur procesin e transparences se 28 qershorit. Gje qe ne nje menyre apo tjeter ka sjelle ne tavolinen e opozites edhe alternativa qe ne fund te fundit po e ndertojne skemen e protestave te ardhshme te cilat do te kerkojne nje zgjidhje politike qe shkon matane kesaj qe ne kemi hedhur ne tavoline dhe qe ka te beje me transparencen e zgjedhjeve por qe lidhet me zgjedhjet e parakohshme. Qe do te thote se me kete qeveri eshte pothuajse e pamundur qe te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme do te thote qe nje menyre zgjidhjeje e kesaj qe do te kerkoje opozita mund te jete mbase bashkimi i zgjedhjeve lokale me ato te parakohshme - deklaroi Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›