Krujë, vdes dy javë pasi u vetëvar 14-vjeçari
Ka ndërruar jetë në spital adoleshenti
që u vetëvar dy javë më parë në
shtëpinë e tij në një fshat të Krujës, ndërsa
një grua ka tentuar të ndahet nga jeta duke
konsumuar një sasi të konsiderueshme
medikamenti antidepresiv. Mëngjesin e
djeshëm G.Llati, 14 vjeç nga fshati Bubq i
Krujës nuk ka mundur të dalë nga koma
dhe ka vdekur në Spitalin Ushtarak të
Tiranës, ku merrte ndihmën mjekësore
që nga data 20 korrik, kur edhe u dërgua
nga familjarët, të cilët e gjetën të varur në
litar në kasollen ku familja mban bagëtinë.
Ndonëse prindërit e Llatit mundën ta
gjejnë ende të gjallë fëmijën e tyre të munduar
nga një jetë e vështirë ekonomiko-
fi nanciare në familje, dërgimi në spital
nuk ndryshoi gjë. Shpresat e familjarëve
u rritën ndjeshëm kur 14- vjeçari rezistoi
24 orët e para pas ngjarjes, po mëngjesin
e djeshëm shpresat janë prerë në mes.
Mbrëmjen e 20 korrikut rreth orës 19:15
ka qenë babai i viktimës, Isai, që duke
hyrë në kasolle, ka parë të varur në litar
djalin. Gjatë të gjithë asaj dite, adoleshenti
ka qenë bashkë me familjen duke
mbledhur jonxhë në tokën e vet. Në
mbrëmje ai ka ndërmarrë aktin tragjik,
që e çoi drejt vdekjes. Nga veprimet e
para hetimore pas ngjarjes rezultoi se
gjendja ekonomike e familjes mund të
ketë qenë shkak për veprimin e të miturit.
Familja Llati është një familje e varfër dhe
shpesh dëshirat e djalit për shkollim dhe
më shumë veshje nuk mund të përballoheshin
prej saj, duke marrë përgjigje
negative. E ndërsa 14-vjeçari Llati nuk
ka mundur t‘i shpëtojë vdekjes, një tjetër
rast vetëvrasjeje i mbetur në tentativë
është paraqitur në Spitalin Ushtarak të
Tiranës. Një grua e re 34-vjeçare është
dërguar në gjendje tejet të rëndë dhe pas
shtrimit në repartin e toksikologjisë dhe
trajtimeve të para mjekësore mendohet se
ka dalë jashtë rrezikut për jetën. Burimet
policore bënë të ditur se janë njoftuar se
rreth orës 17:10 të një dite më parë në
Spitalin Ushtarak të Tiranës ka shkuar
e vetëhelmuar shtetasja Miranda C., 34
vjeçe nga Nikla e Krujës. Nga veprimet
e para hetimore ka rezultuar se gruaja e
re ka konsumuar me shumicë "Amnizol",
një medikament mjekësor që përdoret
kundër depresionit dhe që e kishte blerë
në farmaci. Pas ndërhyrjes në kohë të
mjekëve të spitalit ajo ndodhet jashtë
rrezikut për jetën dhe po vazhdon mjekimet
në repartin e toksikologjisë. Ndërkaq,
kanë nisur hetimet për veprën penale
të "shkaktimit të vetëvrasjes mbetur në
tentativë", Hetimet janë përqendruar në
marrëdhëniet e saj bashkëshortore dhe
ato me familjarët e tjerë të burrit.