Lucas, në Man Utd për 33 milionë

Manchester United është pranë transferimit të Lucasit. Sipas tabloidit britanik Mirror, ‘Djajtë e Kuq’ e kanë mposhtur konkurrencën e Interit dhe Chelseat, për ta transferuar talentin brazilian nga San Paolo.
19 vjeçari, i cili është i angazhuar me përfaqësuesen e Brazilit në Olimpiadën e Londrës, do t’i kushtojë ekipit të Sir Alex Fergusonit rreth 33 milionë euro.
Bisedimet në mes të palëve kanë filluar dhe ekipi jug-amerikan duket të jetë i lumtur me ofertën e bërë nga gjiganti britanik.
Lucas do ta ketë mundësinë të luajë në Old Trafford më 29 korrik, kur Brazili do të luajë me Bjellorusinë.