Ibrahimoviç-Suedi, prag lamtumire
Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në miqësoren e 18 nëntorit që Suedia do të luajë me Italinë dhe arsyeja është se sulmuesi po mendon seriozisht largimin nga përfaqësuesja skandinave. Lajmi u konfirmua nga trajneri i ri i suedezëve, Erik Hamren, gjatë publikimit të listës për ndeshjen me "axurrët" e Lipit. "Kemi biseduar në telefon dhe Zlatan më konfirmoi se ka dyshime rreth së ardhmes në Kombëtare", tha tekniku. "Për aq kohë sa sulmuesi nuk do të ketë marrë një vendim, unë nuk do ta grumbulloj në skuadër. Ata që luajnë me përfaqësuesen duhet të jenë maksimalisht të motivuar". Hamren shtoi se u habit nga mëdyshjet e Ibrës dhe shtoi: "Ishte hera e parë që bisedoja me të dhe më duhet të pranoj se pavarësisht të gjithave, ishte një bisedë mjaft e sjellshme. Gjithsesi, u habita shumë me fjalët që më tha dhe shpresoja se marrëdhënia jonë do të niste më mirë".