E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane-Sarajeve dhe kthim

Me 6 shkurt nje orkester e madhe simfonike prej me se 80 muzikantesh dhe mbi 10 soliste nga te dyja vendet do te interpretojne se bashku pjese nder me te njohurat e repertorit operistik evropian si dhe nga muzika kombetare e dy vendeve - si shenje festimi per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen

Nese kemi lene pas nje muaj tragjik per shqiptaret plot shqetesim nga tensioni politik i krijuar nuk ka ndodhur keshtu me Bosnje-Hercegovinen. Si shqiptaret edhe boshnjaket ne dhjetor kane festuar mundesine evropiane te ekzistences. Liberalizmi i vizave si duket nuk hyn vetem ne ato korniza politike ku shpesh kalon merita por po shnderrohet ne nje vetafirmim vetedije te popujve. Per kete arsye ndoshta rreth 100 artiste te te dyja vendeve do te jene ne nje mbremje gala per ta kremtuar lirine e vizave. Eumlshte Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit ne Tirane dhe Filarmonia e Sarajeves do te perforcojne ne te dy kryeqytetet perkatese ne Sarajeve dhe Tirane. Nje orkester e madhe simfonike prej me se 80 muzikantesh dhe mbi 10 soliste nga te dyja vendet do te interpretojne se bashku pjese nder me te njohurat e repertorit operistik evropian si dhe nga muzika kombetare e dy vendeve.

Emrat me te njohur te skenes operistike shqiptare dhe te Bosnje-Hercegovines si Bernarda Fink Inzko Adema Pljevljak Krehic Aida Corbadzic Denis Isakovic Marjana Leka Eva Golemi Vikena Kamenica Ylber Gjini Armaldo Kllogjeri Armando Likaj do te jene protagoniste ne 18 titujt e programit. Koret perkatese te Operes se Sarajeves dhe Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit do te shoqerojne disa nga pjeset dhe do te interpretojne koralet nga opera Nabucco Oda e gezimit dhe opera boshnjake Hasanaginica. Programi do te celet me Uverture per nje dite feste.

Orkestra e madhe eshte strukturuar ne menyre te tille qe te dyja vendet te kene role te ekuilibruara solistike sipas pervojes me te mire te tyre. Koncertet do te drejtohen nga emrat me perfaqesues te dy institucioneve mjeshtrit Zhani Ciko dhe Miroslav Homen.

Kujdesi i vecante i personaliteteve me te larta te dy shteteve per koncertet respektive eshte shenje e vleresimit per kete ngjarje te jashtezakonshme artistike thuhet ne njoftimin zyrtar te Teatrit shqiptar te Operes.

Ne te dy vendet do te asistojne ne koncert pervec elites se publikut perfaqesuesit e larte shteterore dhe te trupit diplomatik si dhe delegacione te nivelit te larte. Ne koncertin e Sarajeves do te perfaqesoje shtetin shqiptar zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto dhe nje delegacion shoqerues. Gjithashtu dhe ne Tirane priten te vijne drejtuesit me te larte te shtetit te Bosnje-Hercegovines.

Koncerti gala ne Tirane i mbeshtetur nga Ministria e Kultures dhe ne kujdesin e Kryeministrit te Shqiperise prof. dr. Sali Berisha do te jete ne daten 6 shkurt 2011 ora 1900 ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit. Ne koncert do te jene te pranishem edhe ministrat perkates te Kultures se te dy vendeve z. Ferdinand Xhaferaj dhe z. Ivica Scaronari.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›