Lufta e Irakut, nën hetim
Një hetim në lidhje me rolin e Britanisë së Madhe në luftën e Irakut ka nisur dje në Londër. Që dje janë dëgjuar dëshmitë e para, sipas të cilave zyrtarët britanikë dhe amerikanë në fshehtësi kanë diskutuar për përmbysjen e regjimit të Sadam Huseinit, dy vjet para fillimit të luftës. Në këtë hetim, që pritet të sjellë para panelit edhe ish-kryeministrin britanik, Bler, nuk do të ketë persona të fajësuar, apo të inkriminuar. Dëshmitarët deklaruan dje se zyrtarët amerikanë nuk kishin aspak besim tek inspektorët e armëve në Irak, pasi kishin frikë se mos ata korruptoheshin nga irakianët, edhe pse nuk kishte asnjë shenjë për një vendim të irakianëve për të marrë armë të dëmtimit në masë. Por, sipas dëshmitarëve, duket se dikush në administratën e Bushit kishte një tjetër mendim lidhur me këtë çështje. "Ne ishim të ndërgjegjshëm që kishte zëra në Uashington që përflisnin ndryshimin e regjimit në Irak", tha një tjetër zyrtar i lartë.
Paneli do të pyesë dhjetëra zyrtarë gjatë vitit të ardhshëm, përfshi zyrtarë ushtarakë dhe shefa të agjencive të spiunazhit. Ai do të kërkojë fakte, por jo dëshmi nga ish-stafi i Shtëpisë së Bardhë. Familjet e ushtarëve britanikë, të vrarë gjatë këtyre viteve në Irak, kanë kërkuar vazhdimisht hetime në lidhje me shkaqet e luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mori shumë jetë njerëzish dhe shkaktoi protesta të jashtëzakonshme në Britaninë e Madhe, që nga shpallja e saj në vitin 2003. Por në panel nuk ka asnjë jurist dhe kjo ka bërë që shumëkush të dyshojë në lidhje me pyetjen kryesore, së cilës duhet t‘i përgjigjet ky panel: a ishte e ligjshme lufta? Sa për Blerin, ai do të merret në pyetje në lidhje me akuzën për mbështetje të fshehtë që i ka dhënë Bushit dhe planeve të tij për pushtimin e Irakut para autorizimit ushtarak nga Parlamenti në vitin 2003. "Në Irak nuk kishte armë të shkatërrimit në masë dhe këtë e dinim, ndaj nuk e kuptoj se për çfarë qëllimi po mblidhet ky panel", bëri të ditur një ish-zyrtar britanik. Paneli përbëhet nga persona të zgjedhur nga Kryeministri aktual, Braun, dhe maksimumi i fuqisë së tij janë rekomandimet dhe shpresa se gabimet nuk do të përsëriten në të ardhmen. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komisioni i ngritur për të hetuar ngjarjet e 11 shtatorit hetoi disa çështje në lidhje me informacionet e paraluftës dhe një paneli hetues, i përzgjedhur nga Senati, identifikoi dështime të rënda në mbledhjen dhe analizimin e burimeve sekrete të informacionit nga shërbimet sekrete amerikane. Për sa i përket hetimit britanik, mbështetësit e tij shpresojnë që ai të dalë në përfundimin se vendimi për luftën në Irak ishte i paligjshëm dhe i bazuar në një informacion jo ët saktë të shërbimeve sekrete, për rrezikun që përbënte Sadam Husein. Dëshmitarëve, në këmbim të dëshmive, mund t‘u ofrohet edhe imunitet ndaj hapjes së çështjeve penale. Paneli ka kryer edhe takime të ndryshme me familjarët e ushtarëve të vrarë në Irak. Një pjesë e mirë e familjarëve kanë kërkuar që Bler të akuzohet për krime lufte. Hetimet do të vazhdojnë deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të ndërpriten për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme.