Lufta e futbollit, nga titulli te mbijetesa në Superiore
Shtatë javë përpara përfundimit të kampionatit, lufta për titull midis tri skuadrave të kreut: Tirana (51 pikë), Vllaznia (51) e Dinamo (47) dhe ajo për mbijetesë midis katër skuadrave të fundit, Elbasanit (27), Lushnjës (26), Apolonisë (25) e Bylisit (24) është me të vërtetë e ashpër. Jashtë përplasjeve të mëdha nuk mbetet edhe Shkumbini-Besa, dy ekipe kanë pikë të barabarta (nga 38) e që kërkojnë të kapin një vend në Ligën e Europës. Partizani (vendi i 8-të në kampionat, me 29 pikë) do të përballet në Shkodër me Vllaznisë (vendi i 2-të, 51 pikë), ndaj një skuadre që të kuqtë i kanë humbur të dy përballjet sezonale me të njëjtin rezultat: 2-1, si në “Loro Boriçi” ashtu dhe në “Qemal Stafa”. “Një transfertë e vështirë, për të cilën po përgatitemi në maksimum. Kundërshtari lufton për titullin kampion dhe sigurisht që përballja do të jetë e fortë. Megjithatë, ne do të shkojmë me synimi për të mos dalë të humbur”. Partizanit do t’i mungojë mbrojtësi Renato Malota (i pezulluar) e në dyshim është edhe mbrojtësi tjetër me përvojë Fatjon Tafaj (në rikuperim e sipër).
Kapiteni i Partizanit, portieri Orges Shehi, nuk e fshehu mërzitjen për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë pas 120 minutave lojë, të vendosur nga një penallti e shkaktuar nga vetë gardiani i kuq 12 minuta përpara përfundimit të shtesave. “I tillë është futbolli. Penalltia është fat, herën tjetër e prita, tani jo”, - tha Shehi, duke iu referuar penalltisë së pritur në takimin e dytë me Flamurtarin në Kupë (të gjuajtur nga Shehaj), por që FSHF-ja anuloi më pas për shkak të parregullsive të dy takimet e luajtura, përfshirë dhe kualifikimin e Partizanit.
Të kuqtë në dy takimet e radhës do të luajnë kundër Vllaznisë këtë të shtunë e një javë më pas kundër Tiranës, që bashkëkryeson me shkodranët kampionatin me pikë të barabarta pas 26 javëve të luajtura (nga 51 pikë). “Sigurisht, një ndeshje e fortë, pasi shkodranët luftojnë për titullin kampion. Jemi të mobilizuar për këtë takim. Një pikë është shumë e rëndësishme për ne”, - thotë durrsaku 31-vjeçar Shehi, i cili ka luajtur me Vllazninë (39 ndeshje, sezoni 2004-2005 dhe pjesën e parë të sezonit 2005-2006), përpara se të bashkohej me të kuqtë në janar të vitit 2006.
Mbrojtësi veteran i Vllaznisë, 35-vjeçari Suad Lici, pohoi se e vlerëson seriozisht përballjen me Partizanin. Lici është vetëm pesë ndeshje larg plotësimit të numrit 300 të ndeshjeve me Vllazninë, përfshirë ato në kampionat, kupën e Shqipërisë e ndeshjet ndërkombëtare, ku ka mundur të shënojë 46 gola (Lici ka debutuar në sezonin 1992-1993). Aktualisht Lici ka zhvilluar 295 ndeshje, ndërsa Sinani ka vetëm 293 aktivizime me Vllazninë. “Partizani do të synojë të bëjë më të mirën, por ne jemi përgatitur me shumë seriozitet për te marrë fitoren e për t’iu gëzuar tri pikëve në fund të takimit”. Te Vllaznia rikthehet mbrojtësi kroat Marko Bashiç, ndërsa do të mungojë Edmond Doçi. Në takimin e fundit në kampionat, Vllaznia fitoi 4-1 në Elbasan (2 gola Sinani, 2 gola Sukaj).
Partizani, 15-herë kampion i Shqipërisë dhe Vllaznia, 9-herë kampione e vendit, janë ndeshur midis tyre 132 herë. Partizani ka regjistruar 59 fitore, ndërsa Vllaznia 40 të tilla. 33 takime midis tyre janë mbyllur në barazim. Kuptohet që dhe golaverazhi flet dukshëm për të kuqtë, madje Partizani ka shënuar 50 gola më shumë në portën e Vllaznisë: 186-136. Sfida e 133-të, Vllaznia-Partizani do të gjykohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci. Në 13 takimet e luajtura deri tani në shtëpi gjatë këtij sezoni, Vllaznia ka fituar 9 ndeshje, barazuar 3 e humbur 1 (me Dinamon). Partizani në ndeshjet jashtë ka këtë bilanc: 4 fitore, 2 barazime, 7 humbje (përfshirë dhe atë me Vllazninë).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXVII
11.04.2009, ora 16:30
Tirana-Elbasani (A.Taullai)
Vllaznia-Partizani (S.Jareci)
Dinamo-Teuta (A.Lulaj)
Shkumbini-Besa (K.Meta)
Bylis-Flamurtari (A.Janku)
Lushnja-Apolonia (L.Jemini)
RENDITJA
Tirana 51
Vllaznia 51
Dinamo 47
Shkumbini 38
Besa 38
Teuta 35
Flamurtari 29
Partizani 29
Elbasani 27
Lushnja 26
Apolonia 25
Bylis 24
KATEGORIA E PARË
JAVA XXV
11.04.2009, ora 16:30
Dajti-Ada (E.Sino)
Gramozi-Naftëtari (A.Rama)
Skënderbeu-Sopoti (E.Jorgji)
Pogradeci-Turbina (L.Alla)
Bilishti-Laçi (B.Pashaj)
Kastrioti-Burreli (R.Sadiku)
Skrapari-Luftëtari (M.Dervishi)
RENDITJA
Laçi 50
Skënderbeu 49
Kastrioti 47
Burreli 42
Gramozi 41
Dajti 37
Turbina 36
Luftëtari 33
Besëlidhja 30
Ada 29
Sopoti 28
Terbuni 27
Skrapari 26
Bilisht Sport 22
Pogradeci 22
Naftëtari 17
BILANCET
TIRANA-ELBASANI
Bilanci: 133 ndeshje: 68 fitore Tirana, 30 barazime, 35 fitore Elbasani. Golat: 243-122
VLLAZNIA-PARTIZANI
Bilanci: 132 ndeshje: 40 fitore Vllaznia, 33 barazime, 59 fitore Partizani. Golat: 136-186
DINAMO-TEUTA
Bilanci: 124 ndeshje: 59 fitore Dinamo, 40 barazime, 25 fitore Teuta. Golat: 184-100
SHKUMBINI-BESA
Bilanci: 29 ndeshje: 11 fitore Shkumbini, 4 barazime, 14 fitore Besa. Golat: 28-27
BYLIS-FLAMURTARI
Bilanci: 15 ndeshje: 5 fitore Bylis, 5 barazime, 5 fitore Flamurtari. Golat: 20-17
LUSHNJA-APOLONIA
Bilanci: 40 ndeshje: 12 fitore Lushnja, 11 barazime, 17 fitore Apolonia. Golat: 39-50
11 Prill 2009