E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ringjallni nostalgjinë e dikurshme në lidhje



Megjithëse letrat e dashurisë tashmë quhen si fashikuj të mbyllur, ka ende një arsye pse duhet t’i dërgoni mikut apo mikes së zemrës suaj një letër të tillë. E dini se ai/ajo kanë dëshirë të marrin vetëm një mesazh të shkurtër dashurie nga ana juaj në çdo periudhë të vitit, mirëpo a ju rrëqethet trupi vetëm nga mendimi se duhet të merrni stilolapsin për të shkruar? Ekspertët e lidhjeve shpjegojnë çfarë mund t’ju ndihmojë.
Shkurt më mirë
Që t’i tregoni të dashurit ose të dashurës suaj se kujdeseni për të nuk domethënë se duhet të mbushni 800 faqe. Zakonisht shënimet e shkurtra dhe spontane lënë më tepër përshtypje. Kështu që është e drejta juaj të zgjidhni. Për shembull, dërgoni një post kartë ose zgjidhni ndonjë mënyrë më të shkurtër që letra të arrijë sa më shpjet në dorën e marrësit. Kur dërgoni post kartë, argëtohuni pak. Sa më qesharake, aq më mirë. Dërgoni post kartë edhe nëse jetoni në të njëjtin qytet. E mira për to është se nuk është vetëm fletë e zbrazët e bardhë që duhet ta mbushni, në post kartë keni një vend të vogël ku mund të shkruani vetëm porosi të shkurtra dhe të lezetshme dhe me këtë mund ta arrini atë që doni.
Përdorni dialektin
Përdorni dialektin dhe fjalorin tuaj të përditshëm
në shkrim. Ne të gjithë jemi rritur me dijeni se letra e dashurisë duhet shkruar në mënyrë poetike dhe në gjuhë letrare. Mirëpo i harroni ato gjëra dhe përdorni fjalorin tuaj të përditshëm. Kur djali mundohet shumë, me një poezi ose në gjuhë zyrtare dhe rimë, letra nuk dëshmon se ai është i sinqertë. Me ato fjalë djaloshi mundohet ta bindë veten se ai është duke ndier emocione të mëdha, në vend që në të vërtetë të komunikojë me të dashurën. Kështu që le të flasë zemra, jo fjalori ritmik. I tregoni atij/asaj në çfarë të përkujton, si të bën të ndjehesh buzëqeshja e tij/e saj dhe do ta fitosh atë.
Fitojeni me një jo-letër
Një rrugë tjetër deri tek ajo? Kreativiteti. I dërgoni ndonjë vizatim të shpejt që e keni bërë kur keni menduar për të. Ose provoni edhe këtë ide: Ndonjëherë mund t’i dërgoni të dashurit/ës porosi të vogla qesharake dashurie. Për shembull, prisni ndonjë foto të ndonjë qenushi të vogël nga revistat dhe dërgojani me një porosi si kjo: “A mund të jetë kjo më e ëmbël se ti…? E pamundur!”. A jeni tip që nuk mund të aktroni së bashku, asnjëherë nuk keni pasur shenja në duar? Më mirë është të shprehni pak dashuri se sa aspak, kështu që, pse mos ta lini fare të shkruarën dhe në vend të saj t’i lini e-mail me zë ose t’i dërgoni e-mail. Së paku shkruani vetëm këtë: “ǒkemi? Jam duke menduar për ty, zemër!”. Ajo do të jetë e lumtur që jeni duke menduar për të.
Mësoni ABC-në e DASHURISË
Drejtshkrimi është i rëndësishëm, pasi secila femër dëshiron të besojë se personi me të cilin është me të është së paku njeri inteligjent! Dhe posaçërisht në e-mail nuk ju ngelet kohë për të parë drejtshkrimin. Kështu që, nëse ndonjë djalë dërgon e-mail me shumë gabime drejtshkrimore, atëherë kjo për vajzën është dëshmi se personi në fjalë nuk kujdeset edhe aq shumë dhe nuk ka shumë kohë për të.
Rikujtoni kujtimet
Nëse hamendësoni se çfarë duhet t’i thoni të dashurës/it shpalosni kujtimet që keni së bashku. Me rikujtimin e gjërave që keni përjetuar së bashku ju jeni duke bërë një lidhje dhe bashkim të shpejtë.
Shkoni përpara
Mbajeni në mend: kur dikush lexon atë që e keni shkruar, ata nuk mund ta përcaktojnë tonin tuaj të të folurit dhe të të shqiptuarit. Diçka mund të tingëllojë si sarkazëm, edhe pse ju nuk e keni pasur me qëllim. Mos u bëni shumë romantik dhe mos përdorni ndonjë shprehje që sugjeron seks ose të ngjashme, pasi çdo gjë shkon ngadalë e sidomos te femrat që duhet t’i pushtoni ngadalë. Kështu që, përderisa nuk njiheni me të vërtetë, më mirë mos e teproni.

Letra e parë e dashurisë
Një tekst në greqishten e vjetër, shkruar mbi një papirus, i gjetur vetëm pak vite më parë në Egjipt, pikërisht në Oasi i Fayum (100 km larg Kairos), përmban të parën letër të vërtetë dashurie të njohur deri tani në historinë e njerëzimit. Kjo letër i përket periudhës së Kleopatrës shek I p.e.s., ku dikush i quajtur Dionis i rrëfehet vëllait të tij, Ermodoto mbi dashurinë që ka ndaj një vajze, të cilën e përshkruan kështu: “...ka flokë të errët, sytë jeshilë e lëkurë të artë, gjoksi i saj i formuar kaq mirë të errëson mendjen nga emocioni, po kështu dhe këmbët e drejta e elegante... Është kaq e zonja në lojërat erotike, gjatë mbrëmjeve të freskëta, të ndriçuara vetëm nga drita e zbehtë e hënës, pranë tempullit të zotit...".
Dokumenti më i vjetër historik i njohur deri tani nga studiuesit, me të cilin zë fill udhëtimi i pafund i një ndjenje kaq të fuqishme e të rëndësishme siç është dashuria, i përket shek. I p.e.s. e pikërisht periudhës së Kleopatrës, mbretëreshës së fundit të Egjiptit të lashtë, e cila falë pasionit e dashurisë arriti të meritojë ekzistencën e saj, e jo vetëm, shpeshherë e ktheu këtë ndjenjë në një armë të fuqishme ndaj mjaft betejave politike. Pothuajse të gjithë imagjinojmë se dimë gjithçka rreth dashurisë, pasi kjo fjalë është kaq e pranishme në ekzistencën tonë sa duket e kotë ta precizojmë atë. Dashuria është një ndjenjë intensive totalisht tendencioze karshi një personi, një objekti, një kafshe, apo karshi një koncepti, një ideali. Ajo merr forma e trajta të padimensionuara midis qenieve humane, nuk ka një përkufizim preciz e derisa ta provosh, është pothuajse e pamundur të pranosh ekzistencën tënde pa të. Të panumërueshme janë fytyrat e dashurisë e sensi i saj ndryshon nga një person te tjetri e nga një moment në tjetrin për gjithkush, madje dhe nga një epoke në tjetrën.

11 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›