Lufta kundër korrupsionit e krimit financiar, hapen 6 zyra të reja
Gjashtë njësi të reja hetimi Task-Force do të hapen në Tiranë dhe rrethe, të cilat do të merren me luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar. Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, dje u prezantuan strukturat ku hapen këto njësi Task-Force, konkretisht drejtuesit e njësive, prokurorët dhe oficerët që do hetojnë korrupsionin dhe krimin financiar. Kryeprokurorja Ina Rama, duke prezantuar drejtuesit e rinj, tha se lufta ndaj krimit ekonomik është rruga për të qenë më pranë Bashkimit Evropian. “Këto njësi hapen në një kohë ku progres-raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet”, - tha Kryeprokurorja. Sipas saj, për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat. Më tej, znj. Rama kërkoi bashkëpunimin e tatimorëve për të hetuar këto kategori të krimit. “Kjo punë është një sfidë, ndaj duhet punë, përkushtim dhe bashkëpunim”, - u shpreh Kryeprokurorja, duke argumentuar se “kemi të bëjmë me një natyre veprash që nuk kryhen nga një individ, por kemi të bëjmë me një krim edhe më të sofistikuar. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet shumë më tepër integritet, profesionalizëm dhe shumë kurajo për ta fituar këtë luftë”. Sipas Kryeprokurores, përzgjedhja e prokurorëve të rinj u bë me shumë kujdes, duke iu nënshtruar pastërtisë së figurës.
Zyrat e reja
Pas Tiranës, fillojnë nga funksionimi edhe 6 zyra të reja të Task-Force në rrethet Fier, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë dhe Durrës. Njësitë e reja Task-Force kanë kompetencë hetimin e veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të përcaktuara në Memorandum. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua më 6 maj 2009 nga gjashtë institucione shqiptare: konkretisht nga Prokurorja e Përgjithshme znj, Ina Rama, ish-ministri i Brendshëm, z. Bujar Nishani, ministri i Financave, Z. Ridvan Bode, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror Z. Bahri Shaqiri, ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit z. Robert Çeku dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, z. Adriatik Llalla. Kompetenca lëndore e njësive në rrethe përfshin shumë vepra penale, si ato në tatime, dogana, shoqëritë tregtare, falimentit, falsifikimet e ndryshme, mashtrimet, abuzimet me detyrën dhe veprat penale në fushën e korrupsionit. Personat u zgjodhën bazuar në eksperiencën dhe rezultatet e arritura më parë, duke pasur përparësi eksperienca në hetimin e rasteve të krimit ekonomik dhe korrupsionit. Këto njësi janë ngritur me synimin për të rritur cilësinë e ndjekjes penale, për të rritur numrin e rasteve të ngritjes së akuzës dhe dërgimit në gjykatë të autorëve të veprave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit.
Pranë Prokurorisë së Përgjithshme 1. Z. Arben Kraja Drejtues i Njësisë 2. Znj. Anila Leka Prokurore Durrës 1. Z. Dritan Rreshka Drejtues i Njësisë 2. Znj. Ida Ahmetllari prokurore 3. Z. Soner Nuni oficer i Policisë Gjyqësore 4. Z. Anton Pali oficer i Policisë Gjyqësore 5. Znj. Viola Kona oficere e Policisë Gjyqësore Vlorë 1. Z. Dorian Tafili Drejtues i Njësisë 2. Z. Maksim Sota prokuror 3. Z. Ndini Tavani prokuror 4. Z. Klarent Demiri oficer i Policisë Gjyqësore 5. Z. Elidon Hysenaj oficer i Policisë Gjyqësore Fier 1. Z. Alma Kola Drejtuese e Njësisë 2. Znj. Marjola Mërtiri, prokurore 3. Znj. Pavlina Roshi oficere e Policisë Gjyqësore 4. Z. Rikard Loloçi oficer i Policisë Gjyqësore Shkodër 1. Znj. Arta Marku Drejtuese e njësisë 2. Znj. Manjola Trungaj Prokurore 3. Z. Sajmir Bahiti Prokuror 4. Z. Afrim Fejzullari oficer i Policisë Gjyqësore 5. Z. Simon Pashuku oficer i Policisë Gjyqësore Korçë 1. Z. Elison Sadiku Drejtues i Njësisë 2. Znj. Dhorina Theodhori prokurore 3. Z. Altin Gjetani oficer i Policisë Gjyqësore 4. Z. Altin Malaveci oficer i Policisë Gjyqësore Gjirokastër 1. Z. Arben Pasho Drejtues i Njësisë 2. Z. Gjon Fusha Prokuror 3. Z. Asllan Bajrami Prokuror 4. Z. Lorenc Merkuri oficer i Policisë Gjyqësore 5. Z. Martin Pali oficer i Policisë Gjyqësore