E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë; Një tjetër 22-vjeçare e sëmurë mendore e lidhur me zinxhirë



Shtohen rastet e personave të lidhur me zinxhirë nga familjarët e tyre, nga frika e kryerjes së akteve të papërgjegjshme kundrejt personave të tjerë për shkak të sëmundjeve mendore. Ndërsa rasti më i ri i zbuluar mesditën e djeshme është një vajzë 22-vjeçare, e cila jeton me zinxhirë në Kavajë qysh në moshën 6-vjeçare, por ndryshe nga rastet e tjera, ajo mbahej e lidhur në ambientet e shtëpisë. Babai i saj, Spiro Tani, ka deklaruar dje për mediat se vajza ka lindur me probleme mendore dhe shteti i jep atij vetëm 8 mijë lekë në muaj. Por, veç kushteve të këqija ekonomike, sipas 54-vjeçarit, vajza paraqet rrezikshmëri, ndaj dhe ajo duhej të lidhet patjetër me zinxhir për të shmangur kështu ndonjë problem të mundshëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›