E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kundër krimit, Berisha: Jemi një nga vendet më të sigurtë

TIRANË- Nje nga vendet me te sigurte e ka cilesuar Shqiperine kreu i qeverise teksa ka folur ne analizen vjetore te Policise se Shtetit.

"Shqiperia ka qene nje vend ku dominonin bandat kriminale, ndersa tani eshte kthyer ne nje nga vendet me te sigurte, prandaj dhe Evropa mundesoi heqjen e vizave", tha Berisha duke vleresuar punen e policise.

Sipas tij, lufta ndaj krimit eshte e veshtire dhe ajo do te vazhdoje me intensitet. "Kjo eshte nje beteje e eger, nder me te veshtirat. E verteta eshte se krimi disponon burime te pallogaritshme ne Shqiperi dhe Evrope. Une ju garantoj juve se e keni mbeshtetjen e politikes", tha ai.

Edhe kreu i policise, Hysni Burgaj e ka quajtur kete vit si me te suskseshmin ne luften kunder krimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›