Zgjedhja e kryetarit të ri, debat mes anëtarëve
09/12/2010 Përplasje në konferencën e Shkodrës
Konferenca e PS-së në Shkodër duket se do të vijojë të jetë arenë debati për socialistët. Burimet kanë bërë të ditur se sërish dje është diskutuar mbi zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj dege, edhe pse prej kohësh nuk ka një drejtues të zgjedhur për të. Mësohet se shkak për këtë debat është mosvendosja e Edip Shirokës si një ndër kandidatët për drejtimin e kësaj dege. Në konflikt dje është përfshirë edhe i deleguari i Partisë Socialiste Tomë Doshi. Akuzat për autoritarizëm dhe për shkelje të statutit të PS-së mësohet të kenë qenë në qendër të debateve dje në mbledhjen e konferencës. Mësohet se përplasjet kanë qenë mjaft të ashpra. Mbështetësit e Shirokës kanë kërkuar që kreu i ri të zgjidhet me formulën “një anëtar, një votë” dhe me propozime të hapura e jo të detyruara si kandidatura alternative. Ndërkohë që duket se debatet do të vijojnë dhe në zgjedhjen e kandidatit të PS në zgjedhjet vendore për Shkodrën