Gati marrëveshja me Malin e Zi për ndërhyrjen në Bunë
09/12/2010 Berisha shprehet se autostrada do të shoqërohet me kanal kullues për ujrat
Sllovenia, mbledhje qeverie për të ofruar ndihmë financiare për përmbytjet
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se është gati firmosja me Malin e Zi për thellimin e shtratit të Bunës. Këto deklarata Kryeministri i bëri pas takimit që zhvilloi paraditen e djeshme me homologun e tij slloven Borut Paho. “Sllovenia ka dhënë kontribut të vyer në procesin e liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Shqipërisë, si dhe në të gjitha përpjekjet e saj për integrimin në NATO dhe në BE”, - tha kreu i qeverisë. Në mënyrë të veçantë Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen e madhe që kryeministri Pahor dhe qeveria e tij dhanë për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, si dhe për rolin që eurodeputetja sllovene Tanja Fajon luajti në PE në këtë proces.
Konferenca
Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit mes dy kryeministrave shefi i qeverisë shqiptare bëri me dije se janë gati projektet e ndërhyrjes në të gjithë zonën e Shkodrës dhe në kaskadën e Drinit. “Projekti i bajpasit, që ishte më parë ndërtimi vetëm i një autostrade, është shndërruar në projektin e një autostrade dhe argjinature, që do të mbrojë qytetin nga përmbytjet e krijuara nga liqeni. Kjo autostradë do të jetë 13 km dhe me një kanal që do të bëjë të mundur evadimin e ujërave që dalin nga qyteti”, - u shpreh Berisha. Gjithashtu Berisha theksoi se një nga prioritetet e qeverisë së tij mbetet ndërtimi i HEC-it të Skavicës, që sipas tij “është jashtëzakonisht i rëndësishëm për disiplinimin e Drinit të Zi”. Kryeministri u shpreh se kjo do të jetë e vetmja vepër energjetike publike që do të ndërtojë qeveria. “Pas një problematike për shkak të krizës financiare për ta ndërtuar atë si vepër publike, interesi i kompanive është shumë i madh. Grupe të fuqishme aziatike kanë shfaqur interes dhe jemi në fazën e shqyrtimit të projekteve që krahas prodhimit të energjisë ky objekt të shërbejë edhe për një mbrojtje”, - tha Berisha. Ai njoftoi gjithashtu se sot (dje) firmoset marrëveshja me Malin e Zi për realizimin e projekteve të përbashkëta për Bunën. “Ne nënshkruajmë sot (dje) marrëveshjen me Malin e Zi, në mënyrë që të ndërmarrim ndërhyrje të përbashkëta në lumin Bunë, pasi, siç dihet, baseni ujor i liqenit dhe i Bunës ndahet nga dy vendet. Pra, qeveria po bën gjithçka”, - deklaroi Kryeministri Berisha.
Ndihma sllovene
Kryeministri slloven Borut Pahor gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp u ndal edhe te situata e rëndë që po kalon Shqipëria gjatë këtyre ditëve nga përmbytjet katastrafike të ditëve të fundit. Ai ofroi mbështetjen e qeverisë dhe kombit slloven për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë në përballimin e kësaj situate. Pahor theksoi se qeveria e tij do të mblidhet për të ofruar një ndihmë financiare për banorët e prekur nga përmbytjet. “Në natyrë dhe ligjet e saj mund të ndikojmë shumë pak, por në marrëdhëniet mes dy shteteve mund të veprojmë dhe të ndikojmë në mënyrë të pamatë”, - tha Pahor.
Deputetët e PD-së 50 mijë lekë nga paga
Çdo deputet demokrat do të derdhë në fondin e ndihmave për zonat e përmbytura 50 mijë lekë nga paga e tyre. Ky është vendimi që u mor paraditen e djeshme në mbledhjen e kryesisë së grupit, ku shumica e ministrave dhe deputetëve nuk ishin të pranishëm për shkak të angazhimeve të tyre në zonën e Shkodrës dhe të rrethinave të saj, ku po ndjekin nga afër operacionet e ndihmave dhe të shpëtimit. Një vendim ky që vjen pas deklaratës së liderit të PD-së Sali Berisha, i cili në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së tha se do të jepte një pagë mujore në ndihmë të banorëve të Shkodrës, banesat e të cilëve tashmë gjenden nën ujë.
Spanja 150 000 euro për përmbytjet
Në përgjigje të kërkesës së Qeverisë shqiptare për të ndihmuar në situatën e vështirë të krijuar në Veri të vendit nga përmbytjet, ambasada spanjolle në Shqipëri njoftoi dje se qeveria e Spanjës ka vendosur të akordojë një fond prej 150 000 eurosh për të përballuar nevojat e kësaj situate emergjente. Në njoftim thuhet se ndihma do të jepet nga Agjencia Spanjolle për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (AECID) nëpërmjet një marrëveshje që kjo e fundit ka me Kryqin e Kuq për dhënien e ndihmave në situata emergjente. Në këtë marrëveshje parashikohet se ndihma e dhënë do të shpërndahet nga Kryqi i Kuq Shqiptar në përputhje me nevojat dhe përparësitë e përcaktuara nga Qeveria.
PS dërgon ndihma në Shkodër
Rama kërkon dorëheqjen e Berishës
Partia Socialiste ka ofruar ndihmat e saj për banorët e përmbytur në Shkodër dhe u bëri dje thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të saj të angazhohen plotësisht në këtë situatë të vështirë. Katër kamionë me 26 mijë litra ujë, 1200 litra vaj, 2 tonë oriz, 2 tonë makarona dhe 200 jorganë u nisën drejt Shkodrës. Kryetari i PS-së Edi Rama i cilësoi modeste ndihmat e dërguara në Shkodër, por sipas tij pjesë e zgjidhjes tërësore të problemit është largimi i kryeministrit. “Ta adresosh problemin tërësisht, do të thotë të konsiderosh propozimin më të fundit të PS-së për një ndryshim radikal në buxhetin e vitit 2011. Po ashtu do të thotë të ndryshosh të gjithë procesin dhe procedurën e administrimit të liqeneve të kaskadave të hidrocentraleve, ku një politikë tërësisht e papërgjegjshme sjell mbushjen e tyre me ujë jashtë çdo norme dhe jashtë çdo kriteri të arsyeshëm me idenë barbare «të shesim sa të mundemi», pa punë e madhe se do të na duhet pastaj të përmbytim edhe njerëz, të përmbytim edhe toka, të përmbytim edhe mijëra e mijëra hektarë prodhime. Në këto kushte, unë jam i bindur se më shumë se kurrë është aktuale nevoja për largimin e Sali Berishës, nevoja për një transformim rrënjësor të qeverisjes, për një model të ri zhvillimi, për një model të ri përgjegjësish në raport me qytetarët”, - u shpreh kreu i opozitës Edi Rama.