E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta me Iranin tashmë ka filluar

14-01-2012 / Nga Con Coughlin (The Telegraph)

Mund të mos duket kështu, por Perëndimi tashmë e ka nisur fushatën e tij për të penguar Iranin në ndërtimin e një bombe bërthamore. Kjo nuk është luftë tradicionale e llojit që kemi qenë dëshmitarë së fundmi në Irak dhe Afganistan. Përkundrazi, në vend të përdorimit të mijëra trupave dhe të armatimeve më të sofistikuara për arritjen e qëllimeve tona, Perëndimi tanimë po zhvillon një fushatë të sofistikuar e cila bazohet të zgjuarsi dhe mençuri më tepër se në forcën brutale. Vrasja e një tjetër shkencëtari bërthamor iranian - i katërti në dy vjet - është vetëm një shembull se si po zhvillohet kjo luftë. Ka pak dyshime se komploti i ekzekutuar me kujdes për vrasjen e Mostafa Ahmadi Roshanit, i cili punonte në impiantin kontraversial të pasurimit të uraniumit “Natanz”, ishte vepër e një agjencie inteligjence perëndimore ? me shumë gjasa i Shërbimit izraelit të Inteligjencës, “Mossad”-it. S?ka asnjë dyshim se kushdo qoftë përgjegjës për vrasjen e fundit, po punon mbi bazën e idesë se nëse Irani nuk ka asnjë shkencëtar bërthamor, atëherë ai nuk do të jetë në gjendje të ndërtojë një armë bërthamore. Shtoi kësaj valën e fundit të sulmeve misterioze në orientime të tjera të programit bërthamor të Iranit - virusin “Stxnet” që gjymtoi sistemin kompjuterik, shpërthimin në impiantin kryesor të ndërtimit të raketave që la të vdekur ekspertin më të lartë të raketave në vend - dhe ju do të shikoni një strukturë që shfaqet me një fushatë të orkestruar me kujdes, e dizajnuar për të gjymtuar aspiratat bërthamore të Iranit dhe e cila po rezulton tepër efektive. Dhe, sa për mua, kjo vazhdoftë gjatë! Është tepër më mirë ta shkatërrosh vjedhurazi kërcënimin që paraqet programi bërthamor i Iranit, sesa të vësh në rrezik jetët e ushtarakëve të rinj amerikanë e britanikë në një konflikt që asnjëri nuk e dëshiron.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›