Vrau ne '97, sillet i denuari
TIRANE - I denuar me vetem 10 vjet burg per akuzen e vrasjes nje i ri, eshte ekstraduar nje dite me pare nga Greqia. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit. Sipas tyre, Kristaq Thimo 27 vjec, nga Korca, eshte sjelle ne pranga nga Athina, diten e djeshme rreth ores 13:30, pasi ishte i shpallur ne kerkim nderkombetar prej shume vitesh. Nga te dhenat mesohet se, 27-vjecari eshte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Korce, ne vitin 2000, me 10 vjet burg, per kryerjen e vepres penale te "vrasjes me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit". Ai kishte vrare nje bashkefshatarin e tij, Thoma Pantazin. Sipas te dhenave, prej vitesh ai kishte jetuar ne Greqi, deri kur eshte gjetur nje vit me pare, per t'u vene ne pranga me pas. Ishin agjentet e Interpol Tiranes, qe bene te mundur identifikimin dhe me pas sinjalizimin e kolegeve te tyre greke, per arrestimin e tij.
Vrasja
Ne daten 6 gusht te vitit te larget 1997, ne fshatin Pojan, 27-vjecari Kristaq Thimo ka pasur nje zenke me nje bashkemoshatarin e tij, Thoma Pantazi. Nga burime policore, eshte bere e ditur se, motivet kane qene banale dhe se te rinjte, te moshes 16 vjec atehere jane larguar. Por Kristaq Thimo ka shkuar ne shtepine e tij dhe ka marre nje arme, te llojit "Kallashnikov" dhe ka leshuar nje bresheri plumbash mbi Pantazin, duke e lene te vdekur. Policia nuk kishte bere te mundur arrestimin e tij gjate asaj kohe, nderkaq qe 27-vjecari ishte larguar per ne drejtim te fqinjit grek, per te jetuar i qete deri nje vit me pare. Policia greke e ka arrestuar ate, pasi ishte i kerkuar nderkombetar nga drejtesia shqiptare per dy akuza. Pas arrestimit, ne drejtim te Athines eshte derguar dosja me materiale ndaj tij, ndersa mesditen e djeshme eshte sjelle ne Tirane, ku i eshte dorezuar Policise se Burgjeve, e cila e kam shoqeruar per ne qeli.
A. Cena