PAD, aleancë me PD në zgjedhjet e ardhshme
Autori i Lajmit: red.
Aleanca Demokratike ka ndryshuar aleatin e saj politik, pas 11 vjetësh bashkëpunim, dhe për zgjedhjet e 28 qershorit ajo do të jetë përkrah Partisë Demokratike. Kryetari i PAD-së, Neritan Ceka, i ofroi zyrtarisht kreut të mazhorancës, Sali Berisha, bashkëpunimin e forcës së tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ofertë që u pranua publikisht nga shefi i selisë blu. Kryetari i PAD-së, si dhe nënkryetari i Kuvendit, Neritan Ceka, ka arritur të bëjë marrëveshje parazgjedhore me kryeministrin Sali Berisha duke iu bashkuar së djathtës në listën e koalicionit për zgjedhjet e 28 qershorit. Marrëveshja u arrit dje në një takim mes dy krerëve të partive, PD dhe PAD, në ambientet e Kryeministrisë. “Sjell mendimin e Asamblesë së Aleancës që më ka autorizuar për këtë negociatë. Kanë dhënë alternativën e qartë për bashkëpunimin dhe daljen bashkë në zgjedhje. Besoj se është një lajm i mirë edhe për Aleancën, të marrë pozicionin përfundimtar dhe të fillojmë menjëherë të ndezim motorët e fushatës elektorale për një fitore të përbashkët”, - mësohet të ketë thënë Ceka. Ndërsa kreu i demokratëve, Berisha, mësohet se ka qenë shumë entuziast për këtë marrëveshje duke thënë se “është një lajm shumë i gëzueshëm për PD, dhe për Aleancën dhe një lajm i mirë”. Takimi është konfirmuar edhe nëpërmjet një njoftimi për shtyp të Këshillit të Ministrave, ku sipas tij thuhet: “Kryeministri Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH) zhvilloi një takim, pranë Këshillit të Ministrave, me Neritan Cekën, Kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD). Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm elektoral mes dy forcave politike. Kryetari i PDSH-së, Berisha, dhe ai i PAD-së, Ceka, dolën në përfundimin që në zgjedhjet e qershorit 2009 këto dy forca politike do të paraqiten si aleatë elektoralë edhe në qeverisjen e vendit. Të dy personalitetet politike theksuan se kjo erdhi si një domosdoshmëri që buroi nga qëllimet dhe programet e përbashkëta të këtyre dy forcave politike”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Ky lajm është publikuar: 13/02/2009