E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta ndaj krimit të organizuar, policia shqiptare kalon klasën

Përkrahje dhe bashkëpunim të pandërprerë për asgjësimin e lidhjeve kriminale të krimit ndërkombëtar, ishte kryefjala e takimeve të zhvilluara midis delegacionit shqiptar të kryesuar nga zëvendësministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, dhe homologëve nga vende të botës. Këto takime u///////// zhvilluan gjatë punimeve të Asamblesë së 77-të të Interpolit, ////////////zhvilluar në Shën Peterburg të Rusisë. Zëvendësministri i Brendshëm Strazimiri dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, kanë zhvilluar takime intensive me homologët e tyre, duke synuar intensifikimin e marrëdhënieve, shkëmbimin e informacionit në mënyrë sa më të shpejtë, si dhe reagimin e menjëhershëm e pa hezitim në rrafshin operacional ndaj kërkesave reciproke.

Në takimet e zhvilluara me krerët e delegacioneve dhe drejtuesit e policive të SHBA-së, Italisë, Greqisë, Turqisë, Uruguait, Afrikës së Jugut dhe vendeve të tjera, u vlerësua me nota maksimale bashkëpunimi gjatë tri viteve të fundit. Veçanërisht u vlerësuan operacionet e përbashkëta të zhvilluara në çdo anë të globit, që u theksua se janë rritur pakrahasimisht në numër dhe me një koeficient suksesi 100 për qind. Duke konsideruar si strategjik bashkëpunimin dypalësh, në takimet e veçanta të zhvilluara me drejtorin e policisë italiane, Manganeli, dhe atë të Interpolit të SHBA-së, Martin Renkiewicz, u theksua fakti se sukseset e policisë shqiptare janë mbresëlënëse dhe veçanërisht të admirueshme për nga cilësia, profesionalizmi dhe eficenca me të cilën janë mbyllur operacionet dypalëshe e shumëpalëshe.

Gjithashtu, vlerësimet maksimale dhe planet për ngritjen në një nivel më të lartë të veprimtarive të përbashkëta konkrete, u diskutuan në pritjet e veçanta të rezervuara për delegacionin shqiptar nga presidenti i sapozgjedhur i Interpolit, Khoo Boon Hui, si dhe sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Ronald Noble. Vendosja e Interpol Tiranës në pozicionin e një pike qendrore në rajon, nga ku të koordinohen më mirë veprimet e përbashkëta në rrafshin rajonal, ishte tema kryesore e bisedave me drejtuesit më të lartë të Interpolit, çka do të gjejë zbatim konkret gjatë vitit 2009, me aktivitete të përbashkëta trajnimi, takime ndërkombëtare dhe koordinim operacional. Zëvendësministri Strazimiri dhe drejtori i Përgjithshëm Prençi, falënderuan në mënyrë të veçantë Ronald Noble, për asistencën e dhënë nga specialistët e Interpolit gjatë procesit të diskutimit të kritereve për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, si dhe për vëmendjen e treguar për trajnimin e personelit të "Interpol Tirana", apo ndihmën e dhënë në teknologji dhe pajisje speciale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›