E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, firma greke shkatërron 16 mjete

Një firmë greke ka sjellë dëmtimin e 16 automjeteve, ndërkohë që policia e ka dërguar për ndjekje penale. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, kur gjatë punimeve kanë rënë skelat, duke dëmtuar mjetet e parkuara pranë ndërtesës në rikonstruksion. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në kilometrin e shtatë në Kashar. Sipas të dhënave hetimore, rezultoi se shoqëria greke "Zalba", me qendër te Rruga e Kavajës dhe e përfaqësuar nga inxhinieri grek Fotis Z, në objektin e tyre në Kashar, gjatë kohës që ishin duke lyer disa kolona metalike, për shkak të erës dhe nga pakujdesia, janë dëmtuar rreth 16 vetura të tipeve të ndryshme të kompanisë ASA (Auto-Star-Albania). Veç mjeteve të kësaj firme, policia tha se janë dëmtuar edhe disa vetura të tjera të klientëve të ndryshëm, të cilët i kishin sjellë për servis në kompani. Sipas policisë, me t‘u njoftuar, në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor, që regjistroi deklarimet e të dëmtuarve dhe të përfaqësuesit të firmës greke. Nga të dhënat mësohet se materialet i kaluan prokurorisë për "shkatërrim të pronës nga pakujdesia".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›