Rrahu policin rrugor, kapet pas tre muajsh
Një 27-vjeçar nga Lushnja është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim për dhunimin e një polici gjatë ushtrimit të detyrës. 27-vjeçari Nodian Golemi është dënuar pas kalimit të tij në dy shkallë gjykimi, për veprën e kryer tre muaj më parë. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë së Lushnjës bëjnë të ditur se i kanë vënë prangat mbrëmjen e së enjtes shtetasit Nodian Golemi, lindur e banues në fshatin Kryekuq të Lushnjës. Tre muaj më parë, ai ka qëlluar një punonjës të Policisë së Shtetit dhe është dënuar me 16 ditë heqje lirie nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Vepra penale që rëndonte mbi Golemin është ajo e "kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Shtetit". Golemi ka qenë me automjetin e tij kur është përballur me policin e qarkullimit rrugor, i cili ka dashur të kontrollojë dokumentacionin e mjetit.