Dhuna në Siri, SHBA: Qeveria ka krijuar krizë humanitare

Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë akuzuar qeverinë e Sirisë se ka krijuar një krizë humanitare në veri të vendit. Shtëpia e Bardhë i kërkoi autoriteteve në Siri që të lejojë menjëherë Kryqin e Kuq që të ndihmojë banorët që vuajnë në zonat e prekura nga tensionet.
Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet se nuk ka asnjë justifikim për qeverinë e Sirisë që të mos lejojë veprimtarinë e Kryqit të Kuq që njihet si një organizatë neutral.
Ndërkohë grupet e të drejtave të njeriut thonë se të paktën 1 100 njerëz kanë humbur jetën gjatë protestave në Siri.