E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Lufta në Lezhë për deputetin e shtatë”

 

Kreu i LDK-së, Nikollë Lesi, zhvilloi dje një takim elektoral në zonën e Zadrimës, ku bëri të ditur se synon të jetë një prej shtatë deputetëve të qarkut të Lezhës. Ai tha se, “dy deputetët e PS-së, Gjok Jaku e Gjovalin Kadeli si dhe tre deputetët e PD-së, Edi Paloka, Mark Marku dhe Paulina Hoti janë deputetë të sigurt. Deputeti i gjashtë ka gjithë aritmetikën e mundshme që të jetë prapë i PD-së, ndërsa “përleshja” do të bëhet për deputetin e shtatë të qarkut. Për këtë mandat deputeti janë disa kandidatë”. Nga elektorati Lesi kërkoi që ta votojë atë për të mbrojtur interesat e këtij qarku në Parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›