CEZ rikthen dritat për Shqipëri-Qipro
Qemal Stafa
Më në fund mbërrin një lajm i mirë. Ndeshja zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2014 mes Shqipërisë dhe Qipros do të luhet në një Qemal Stafa të ndriçuar jo më nga drita e gjeneratorit të FSHF-së, por nga energjia elektrike e ofruar nga CEZ-i. Gjithçka është rikthyer në normalitet vetëm pas zgjidhjes së konfliktit mes kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike dhe FSHF-së, i cili bëri që të luhen me gjenerator miqësorja Shqipëri-Moldavi dhe finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës e Skënderbeut. Në fakt, CEZ nuk ka bërë asnjë lëshim nga sa kishte kërkuar më parë. Por sikurse është mësuar dje nga burime pranë kësaj kompanie, palët kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët vetëm, pasi është shlyer përfundimisht borxhi prej 756,934.36 lekësh bashkë me kamatën, të gjitha fatura të papaguara përgjatë viteve 2008, 2010, 2011, 2012.
Shlyerja
Palët kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët gjatë ditës së djeshme vetëm pasi është shlyer përfundimisht borxhi prej 756,934.36 lekësh bashkë me kamatën
CEZ rikthen dritat për Shqipëri-Qipro burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip