Lufta për një vend pune

Zyrtarët në Prishtinë po nisin projekte për të ulur normën e lartë të papunësisë së vendit dhe disa pushtete të tjera vendore po ndjekin shembullin.
Papunësia mbetet në një nivel të lartë në Kosovë pasi 45 përqind e forcës punëtore të vendit është e papunë. Megjithatë, disa probleme të papunësisë janë më vështirë se të tjerat për t'u trajtuar, duke qenë njëra prej tyre korrupsioni.
Arben Qollaku, një i diplomuar për shkenca politike, ka bërë kërkesa për 424 vende punë. Vetëm në tetor 2012, Qollaku u pajtua si një nëpunës i të drejtave të njeriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.
"Nuk përzgjidhesha për një punë sepse nuk kisha lidhje, nuk njihja një person që të mund të më pajtonte në punë," tha Qollaku për SETimes. "Nepotizmi sundon dhe është ende i pranishëm në punësimin në institucionet e Kosovës".
Lufta e tij për të gjetur një punë në Kosovë ilustron vetëm disa çështjet që shqetësojnë punësimin e Kosovës.
Sipas Treguesit të Biznesit të Varfërisë së Fshehtë për 2013-tën që pasqyron papunësinë dhe inflacionin e një vendi, Kosova ishte midis 10 vendeve më të ulëta në botë. Deri në fund të 2012-tës, nga 1.7 milionë shtetas të Kosovës, më shumë se 260,000 ishin të papunë.
Gjendja e vështirë e shtetasve e ka nxitur qeverinë të zhvillojë disa programe punësimi për 2013-tën, sipas ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale.
"Disa qindra vende pune do të hapen në bashkëpunim me Programin e Zhvillimit të OKB-së, 170 studentë do të bëjnë punë sezonale në Gjermani, qindra të tjerë do të punësohen në projektet e ministrisë së bujqësisë," tha për SETimes Behxhet Gaxhiqi, zëdhënësi i ministrisë.
Megjithatë, hapjet më të mëdha të vendeve të punës priten nga projekti Kosova-6, një program i mbështetur nga BE për të ndihmuar qeverinë në përmirësimin e cilësisë dhe efektshmërisë të shanseve të arsimit e punësimit. Rreth 1,700 shtetas të papunë do të marrin trajnim dhe vende pune. /Indeksonline/