E Diel, 1 Nëntor 2026

7 Shqiptar shkatërrojnë “Party” të një austriake

Sapo kishte mbushur të 20-tat dhe kishte vendosur të festoj me shokë këtë ditë të madhe në sallën e kishës në Thalheim buzë qytetit Wles.

Rreth 50 persona të futar në këtë festë ditëlindje festuan mirë deri rreth orës së mesnatës kur në sallë arritën 4 shqiptarë dhe filluan të demolojnë qdo gjë dhe të rrafin të ftuarit. Me shkopinjë bejzbolli jo vetëm se goditën personat por shkatërruan tërësisht edhe sallën festive të kishës dhe u arratisën në drejtim të panjohur, transmeton pc-netz.

6 vetura të policisë me rreth 20 polic arritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq “Party-Crasher” ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në kërkim e sipër të shqiptarëve por deri më tani pa ndonjë arrestim.

Policia ka siguruar emrat e dy shtetasve nga Kosova ku njëri nga ta ishte ish-i dashuri i kësaj 20 vjeqarjeje. Supozohet që ky sulm të jetë bërë për shkak të xhelozisë. 8 persona janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore ndër ta edhe organizatorja e kësaj feste. Dëmet materiale arrijnë në rreth 50.000 Euro./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›