E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftar Paja mbush 70 vjec, rrefen pengjet e jetes se tij Izaura Ndoj



I thinjur, por me nje gjalleri dhe entuziazem, per kete 70-vjetor, na pret i artisti i madh, Luftar Paja. E teksa bisedojme me te, ai nis te na tregoj emocionet qe e pershkruajne ne kete dite dhe kete pervjetor kaq te rendesishem, jo vetem per ate, por edhe per femijet dhe bashkeshorten Qamile dhe niperit e mbesat. Ne nje interviste per "Koha Jone", artisti i madh Luftar Paja na rrefen karrieren e tij te gjate, castet me te vecanta te jetes se tij, si dhe pengjet qe s'ka mundur t'i realizoje. "Ne kete 70-vjetor, ndihem si nje 25-vjecar. Jam plot energji, sepse ka kush mi shton keto energji, mi shton atmosfera ne familje, mi shtojne niperit dhe mbesat, mi shtojne femijet e mi, te cilet jane ashtu sic i dua une", keshtu do ta konsideronte kete dite dhe kete takim, ne pak minuta, aktori i permasave gjigante te skenes shqiptare. Nje bisede shume e ngrohte, shume miqesore, me humor karakteristik, ashtu sic e ka zakon mjeshteri Luftar Paja, na tregon pak nga pak, pasionin e tij te pandalur per skenen, si dhe pengjet qe s'ka mundur t'i realizoje, por qe eshte i sigurt se do t'i bente role gjigante, ashtu sic i ka hije atij. Nderkohe, neser ne ora 10, teatri "Bylis" - Fier, do te organizoje nje ceremoni festimi ne kuader te 70-vjetorit te "Artistit te Popullit", Luftar Paja. Aktiviteti do te organizohet nga Bashkia Fier, teatri "Bylis" dhe AQSHF-ja. Me kete rast do te jepet nje program artistik me mbresa dhe pjese e kujtime nga koleget, miqte dhe te pranishmit, si dhe do te shfaqet nje montazh me pjeset me te mira ne vite nga krijimtaria e Luftar Pajes. Me rastin e 70-vjetorit te lindjes, artisti Paja ne bashkepunim me AQSHF-ne ne teatrin "Bylis", ku ka interpretuar mbi 30 vjet ne ate skene, do te promovoj edhe nje album me foto nga krijimtaria e tij e suksesshme.

Sot festoni ditelindjen e 70-te. Si ndiheni ne kete pervjetor?

Ne kete 70-vjetor, ndihem si nje 25-vjecar. Jam plot energji, sepse ka kush mi shton keto energji, mi shton atmosfera ne familje, mi shtojne niperit dhe mbesat, mi shtojne femijet e mi, te cilet jane ashtu sic i dua une. Me tej, keto energji mi shton shoqeria, me te cilet kam ndare te liga dhe te mira dhe perkundrazi, gjate gjithe jetes time, nga shoqeria qe me ka rrethuar, kam pare vecse te mira. E kam shprehur dhe here te tjera: para mbase s'kam qe t'i jap njeriu, por llafi varet nga une, fjalen e mire e kam une ne dore dhe me kete moto iki me te gjithe. Keshtu qe marredheniet jane reciproke, perderisa une gjithe jeten time kam thene vetem fjale te mira dhe kam dhuruar emocion ne skene per shoqerine dhe miqesine, me te njejten monedhe ma kane kthyer.

Keni nje mozaik rolesh, ku secili prej tyre ka pasur te vecantat e veta. Cili rol ju ka lene me shume mbresa?

Momente te vecanta ka shume ne lidhje me krijimtarine time si aktor, sepse, ne fund te fundit, artisti qe i thote vetes artist niset me pikesynimin qe do te bej maksimumin per kete veper qe ka marre, por se sa rezultat jep ti, eshte tjeter ceshtje ajo. Me pak fjale, shume artiste e kane thene se rolet jane si femijet, nuk di ke te vecosh dhe ke te lesh pa kujtuar. Kryesorja eshte se te gjitha ato role, qe jane pritur shume mire nga spektatori dhe qe jane aprovuar, me kane dhuruar stadisfaksion te madh, me kane dhene edhe shpesh here befasi per punen qe kam bere. Keto befasirat qe me kane ndodhur, gjate gjithe krijimtarise time, kane qene edhe momente te vecanta.

Nje jete e gjate mes roleve dhe shfaqjeve te pafundme. Ju ka mbetur ndonje peng i parealizuar, gjate gjithe ketyre dekadave ne skene?

Gjithe jeten time kam qene nje njeri me energji dhe, edhe sot ne kete ditelindje, ndihem si nje 25-vjecar dhe me plot jete. Pengu im eshte se une, edhe sot ne kete stad jete, nuk jam i ngopur me krijimtarine dhe s'do te jem deri ne ditet e fundit te jetes sime. Tani qe ju po me beni kete pyetje, me vjen ne mendje nje peng, qe edhe sot e kujtoj si te tille: personazhi i Shvejgut, nje personazh qe une e dashuroja dhe e beja me shume deshire kete rol te pjeses "Ushtari i mire Shvejk ", jam i sigurt se do ta kisha bere nje rol te pelqyeshem per spektatorin. Nje tjeter rol, qe me ka ngelur ne kujtese dhe qe s'e kam realizuar, mund te ishte dhe ai per At Gjergj Fishten, sidomos te komedia "Gomari i babatasit". Keshtu qe pengjet jane pengje, puna eshte sa jane mundesite, sot, ne keto momente, pasi veshtiresite jane galoponte per te rinjte dhe jo me per ne, qe kemi kaluar mbi 40 vjet ne skene.

Pak me lart shprehet se e ndjeni veten si 25-vjecar. Keni deshire per t'u ngjitur serish ne skene?

Ne kuader te disa bisedimeve, se bashku me Teatrin e Fierit, mbase do te me jepet mundesia te prek serish skenen me kaq dashuri dhe emocion, sic kam bere gjate gjithe jetes sime per publikun shqiptar. Megjithese, akoma nuk eshte vendosur, uroj qe kjo gje te ndodhe, pasi do te jete nje moment i vecante per mua. Deshira eshte shume e madhe per t'u ngjitur ne skene. Per mendimin tim dhe shume te tjereve, artisti duhet fshire nga lista e pensioneve, artisti nuk duhet te dale ne pension, perderisa te kete frymen gjalle. Keshtu qe ne jeten e nje artisti ka shume mundesi, por ka dhe shume pengje.

Si nja baba i skenes dhe komedise shqiptare, si e shikoni zhvillimin e kinematografise pas viteve '90? Eshte zhvilluar apo ka ngelur ne vend?

Baballare te skenes ka te tjere para meje, por, megjithate, te falenderoj per perkedheline qe me ben ne kete dite te shenuar per mua dhe me konsideron si te tille. Shikoj qe, edhe kjo gjenerate e re qe po del nga dyert e Akademise se Arteve, eshte shume premtuese per mua, ka artiste te rinj qe po debutojne me sukses ne Teatrin Kombetar, te Teatri Metropol, artiste te rinj te humorit te "Portokalli". Keshtu qe Shqiperise se vogel, nuk i mungojne artistet e medhenj.

Nderkohe po punoni dhe mbi nje dokumentar per jeten tuaj artistike. Mund te na thoni dicka me shume per te?

Po, eshte nje dokumentar retrospektive e personazheve te mi artistike, qe kam vene ne skene. Ky eshte nje dokumentar radhitjeje, nuk eshte ndonje dokumentar me koncept te qarte.

Jeta dhe vepra e artistit Luftar Paja

Luftar Paja lindi ne Gorishove te Mallakastres, me 1 dhjetor 1941. Pas mbarimit te shkolles se mesme elektrike dhe pedagogjike, ne vitin 1963, mbaron studion njevjecare per aktor ne Teatrin Popullor. Qysh ne moshe te re, spikat talenti i tij si aktor. Kontribut te madh ne formimin e tij si aktor ka dhene regjisori Llazar Verria dhe vecanerisht, aktori dhe regjisori i talentuar Pellumb Kulla. Luftari eshte nderuar me medalje te cmimit te pare, ne vitin 1969, per kontributin e dhene ne grupet amatore, eshte nderuar me medaljen e "Naim Frasheri" e klasit te pare. Ne vitin 1968, u emerua aktor profesionist ne estraden e Fierit. Ne vitin 1971, eshte nder te paret ne krijimin e Teatrit "Bylis", Fier. Luan ne teater ne dramen "Hijet e nates", "Fejesa e Cehovit". Nder rolet me te spikatura te aktorit Luftar Paja jane: "Cobo Rrapushi me shoke" ne rolin e Cobos. Ne dramen "Vite te paharruara", "Fytyra e dyte", e ne qindra e qindra komedi me nje akt. Ne vitin 1979, merr titullin Artist i Merituar. Luftar Paja ka marre pjese dhe ne shume filma artistike, ku ka spikatur me role ne filma patriotike, si "Keshilltaret", "Guna permbi tela", "Nentori i dyte", "Gjeneral Gramafoni". Filma me teme te asaj kohe, si "Endrra per nje karrige", "Zevendesi i grave", etj. Ai ka luajtur perkrah aktoreve te medhenj shqiptare, si Rolan Trebicka, Sander Prosi, Mirush Kabashi, Hajrie Rondo, Kadri Roshi, etj. Ne vitin 1990, merr titullin e larte "Artist i Popullit'. Ne vitin 2001, eshte shpallur Qytetar Nderi i Fierit. Ne 31 maj te vitit 2005, atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier. Nga viti 1982-1991, ka qene deputet i Libofshes ne Kuvendin e Shqiperise. Gjate 45 vjetesh jete artistike ne skene, ka interpretuar ne shume gjini. Kemi parasysh monologun, dialogun, pantomimen, parodine, mikrokomedine, komedine, role ne drame, kinematografi, etj. Ka marre vleresime shume pozitive, por eshte dalluar ne interpretimin e mjaft roleve te karaktereve. 700 role mbi supe dhe 130 premiera estrade, jane vite pune qe nuk e kane lodhur pasionin e artistit per figurat e humorit. Pasionin dhe rrugen e tij drejt artit po e vijon sot, me shume sukses i biri, Gazi, i cili ne nje kohe shume te shkurter eshte bere mjaft i dashur per spektatorin, duke realizuar figura shume te arrira ne skene, personazhe dhe karaktere qe mbahen mend e vleresohen jo vetem nga spektatori, por edhe kritika profesioniste. "Luftar Paja, ky artist i rralle, ka prodhuar mjaltin me te mire ne kosheren e shquar te trupes profesioniste te Estrades se Fierit. Karakteret e tij jane te paperseritshme se jane fryt i nje mjeshterie qe sot, ende eshte veshtire t'i gjendet shoqja", shkruan per te Pellumb Kulla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›