E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi s’ka kufi

Futbollistët e Barcelonës lavdëruan bashkëlojtarin e tyre Lionel Messi, pas fitores 3-0 ndaj Valencias. Ylli argjentinas e vendosi ndeshjen me het-trik. “Messi duket se nuk ka kufi dhe shpresojmë që ai të vazhdojë kështu”,- tha Andres Iniesta.

Ai shtoi: “Jemi duke hasur në vështirësi të shënojmë gola dhe krijimi i hapësirës me një futbollist si Leo mund të jetë faktor vendimtar në një ndeshje. Shpresojmë të vazhdojmë të flasim mirë për Messin”.

Edhe qendërmbrojtësi Gabriel Milito kishte rezervuar lëvdata për bashkëkombësin e tij, “Në ndeshje të vështira, Messi gjithmonë shfaqet dhe tregon aftësitë e tij”,- tha 29 vjeçari.

Si zakonisht, Messi shfaqet modest pavarësisht het-trikut.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe mënyrën e lojës së ekipit në pjesën e dytë si dhe për tri golat. Jam i përqendruar në ruajtjen e formës së mirë në dobi të ekipit dhe jo për çmimet individuale. I gjithë ekipi luajti mirë e sidomos në pjesën e dytë, kur shtuam presionin ndaj Valencias dhe mbajtëm posedimin e topit”, tha Messi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›