E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufte kolonizimit Platini Fund tregtise se lojtareve

Presidenti i UEFA-s, Mischel Platini vazhdon “luftën” ndër asaj që ai e ka quajtur “kolonizim” të futbollit. Numri një i qeverisë europiane të futbollit ka bërë të ditur se skuadrat duhet të prodhojnë vetë futbollistë në vend që të blejnë lojtarë nga Amerika Latine apo Afrika që në moshë të vogël.

Platini mori si shembull finalen e fundit në Ligën e Europës mes Portos dhe Bragës, ku megjithëse dy skuadrat ishin portugeze në fushë zbritën plot 14 lojtarë amerikano-jugor.

"Unë mbështes identitetin lokak të skuadrave. Nëse Porto është një skuadër portugeze, atëherë duhet të kishte në skuadër më shumë lojatërë vendas. Mendoj se lojtarët e rinj nga Brazili apo Argjentina duhet të luajnë në kampionatet e tyre deri kur të arrijnë pjekurinë e duhur sportive”, ka bërë të ditur Platini, një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit botëroro, por që shpenzoi një pjesë të madhe të karrierës së tij në kampionatin francez me skuadra si Nancy dhe St.Etienne përpara se të kalonte te Juventus në kampionatin italian. 

Presidenti i UEFA-s ka sulmuar një tjetër “kolonizim” në futboll, atë të kompanive gjigande që vijnë nga Azia dhe blejnë klube në Europë. Rasti i fundit është ai i trashëgimtarit të fronit të Katarit, i cili bleu 70% të aksioneve të Paris SG. Sipas Platini futbolli duhet të bazohet në identitetin e vendit që përfaqëson.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›