E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Luftë krimit të organizuar e korrupsionit”

 

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, tha dje në Dibër se gjatë mandatit të dytë do të jetë sërish përparësi lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Ne do të vijojmë në rrugën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse që të gjithë bashkë mund të luftojmë për ti eliminuar përfundimisht këto fenomene. Do të vijojmë investimet në infrastrukturë, ta bëjmë Shqipërinë më afër shqiptarëve, me standarde më të larta. Standardet tona të reja do të jenë ato të rrugës Durrës-Kukës. Gjatë mandatit tonë të dytë do të vijojmë të investojmë në sektorë shumë të rëndësishëm si arsimi” - nënvizoi kreu republikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›