E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagjumësia



Virgjilio PINERA

Burri kallet herët nën shtroja, por s’i vjen gjumë.
Ai vërtitet, përpiqet për shtrat. Rrudhos çarçafët. Ndez një cigare. Lexon një grimë.
Ndez rishtas dritat. Por s’gjen hiç gjumë.
Më tre të natës çohet.
Bëzan në portën e mikut përbri dhe zë i dëfton se gjumi i paska sosur. I qaset për këshillë. Mikut një mendje i thotë ta nisë për një shëtitje, se ndoshta mund të lodhet dhe atëherë të pijë prej një filxhani çaj bliri e të fikë dritat.
I kryen këto me përpikmëri, po gjumë s’përpin.
Ndokur çohet flur sërish.
Tani vete te doktori. Si prorë, mjeku flet shumë, por nuk qëllon sak, përgjersa tembramja burri s’vë prapë gjumë në sy.
Kur ka vajtur gjashtë ndaj të gdhirë, mbush pistoletën e hedh trutë në erë.
Burri gdhihet dalë xhani, po ende i pazoti me fjetë.
Pagjumësia ndehet mujshare.

Përktheu Azem Qazimi

22 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›