E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Truproja e Berishës dhunoi minoritarin”

 

Vizita e Kryeministrit Sali Berisha në zonën Dropullit të Sipërm mesditën e së shtunës, është pasuar me dhunë dhe presion psikologjik te minoritarët e thjeshtë. PBDNJ ka denoncuar me anë të një deklarate për shtyp sjelljen brutale dhe dhunën e truprojës personale të kreut të PD-së ndaj një banori të fshatit Vrisera me kombësi greke Spiro Jorgji. “Në një situatë ku roli i Gardës së Republikës dhe grupit të njerëzve që shoqërojnë partiakë fanatik është konfuz, atëherë përgjegjësia për rrahjen barbare të shtetasit në fjalë dhe situatën e dhunshme të krijuar në qendrën e fshatit Vrisera, në Komunën e Dropullit të Sipërm ditën e djeshme, rëndon si strukturat e policisë ashtu edhe forcat parashtetërore”, thuhet në deklaratën zyrtare të PBDNJ dhe stafit elektoral të PBDNJ në Qarkun e Gjirokastrës. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›