Kujt i intereson zgjatja e hetimit për "Rrëshen-Kalimash"?!
Përsëri u shty hetimi "gjigand" për projektin më gjigand në investimet publike në Shqipëri, pse jo edhe në Ballkan të bërë në të gjitha kohërat. Vepra kolosale, prej kohësh ka hapur një debat politik, publik dhe mediatik, në të cilin të gjitha palët kanë të drejtë dhe njëkohësisht akuzojnë njëra-tjetrën për të njëjtën gjë: investimin dhe transparencën e tij... Askush nuk ka artikuluar deri më sot pohimin se "nuk duhet ndërtuar rruga Rrëshen-Kalimash". Ata (qeveria Berisha) kujtdo që diskuton mbi këtë dosje tashmë nën hetim, u përplasin në fytyrë kartën e nacionalizmit. Është faktikisht një argument që vë në "siklet" sidomos opozitën, e cila, gjithsesi, i mëshon fakteve të korrupsionit të paramenduar, që, sipas saj, bëjnë "mu" në këtë rast.
Ky aks strategjik për kombin tonë një ditë do të bëhej, madje është i vonuar. Ish-kryeministri i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, rreth 10 vjet më parë, jo vetëm që e zyrtarizoi idenë për "bashkimin" me Kosovën nëpërmjet rrugës Durrës-Tiranë-Prishtinë, por edhe nisi të mbledhë, nëpërmjet një takse, që u pagëzua me vetë mbiemrin e tij, milionat e para. Tashmë dihet se pati shumë akuza për fatin e atyre dhjetëra milionë dollarëve të mbledhur. Në fakt, me atë taksë apo pa atë, socialistët e shtruan rrugën drejt Prishtinës deri në Rrëshen. Qeveria "Berisha" me një vendosmëri që duket se i kalon edhe rregullat demokratike e sidomos ato ligjore, nisi punën për ndërtimin e "aksit-zemër", atë Rrëshen-Kalimash. Jo pikërisht kur u shpall plani për ndërtimin e këtij aksi, por shumë më vonë dhe vetëm pas denoncimeve të shumta në media për mënyrën se si u projektua dhe më pas u prokurua kjo rrugë, në lojë hyri opozita, e cila jo pa fakte konstatoi shkelje, që krijonin dyshime të hapura për korrupsion galopant. Tashmë dihet se fondet u dhanë pa u bërë ende fizibiliteti i rrugës dhe një preventiv përfundimtar. Dihet se qeveria është detyruar të kalojë në parlament, edhe "fshehurazi", disa buxhete shtesë, vetëm e vetëm për të mbushur me miliona euro thesin me plot vrima të vënë në dispozicion të firmës që ndërton këtë vepër. Pikërisht pas kësaj "e detyruar", futet në lojë prokuroria. Vendosmëria e saj bëri që të merren në ndjekje penale një zëvendësministër dhe dy drejtorë të përgjithshëm në ministrinë që merrej dhe merret me këtë "punë", atë të Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit. Madje, pas një beteje tejet të gjatë dhe të lodhshme, arriti të marrë nën hetim edhe arkitektin, siç mburret vetë, të fondeve të këtij projekti madhor, ministrin Lulzim Basha, i cili aktualisht është "lakuriq" nga imuniteti i deputetit, pikërisht për këtë çështje. Dy raporte kanë formuluar ekspertët kontabël të pajtuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të llogaritur vlerën e rrugës dhe shkeljet financiare që janë bërë. I fundit "firmos" shifrën marramendëse prej 1 miliard e 23 mijë eurosh, pra rreth tre fish më shumë se projekti fillestar.
Para tri ditësh, prokuroria shtyu për herë të dytë afatet e hetimit, ashtu si edhe ja lejon ligji. Ish-zëvendësministri Teliti, i cili ndiqet penalisht, protestoi duke deklaruar edhe "padi penale" ndaj prokurorisë. Madje, këtë shtyrje e etiketoi "për shkaqe politike". Në fakt mbyllja e dosjes "Rrëshen-Kalimash" në këtë situatë tejet të nxehtë politike, dhe kalimi i saj në gjykatë, kujt i intereson më shumë, Opozitës apo Pozitës?! Besojmë se iu intereson të dyjave. E para kërkon të fitojë pikë, duke shfrytëzuar gjyqin, i cili s‘ka për të qenë dhe aq i lehtë e i shkurtër me ata të pandehur e dëshmitar VIP, që gjenden në gjithë piramidën aktuale shtetërore. E dyta, pra Pozita, për 1001 arsye që dihen, kërkon "ta heqë qafe" nga hetimi këtë çështje miliardëshe. Të vetmit njeri që nuk i intereson të nxitohet, por të shfrytëzojë të gjitha hapësirat që i lejon ligji për shtyrjen e hetimit të dosjes "Rrëshen-Kalimash", është Kryeprokurorja Ina Rama. Ashtu siç e ka deklaruar edhe vetë, kjo çështje së bashku me "Gëdecin", janë prova që institucioni që drejton ndihet, po bëhet dhe do të jetë i pavarur nga kushdo...