Qëlloi policin grek, pezullohet komandanti i postës së Dropullit
Gjykata e Janinës ka dënuar me kusht një polic, me kombësi greke dhe shtetësi shqiptare, pasi gjatë një debati më homologun e tij grek, të zhvilluar në territorin grek të doganës së Kakavijës, ai e ka goditur me grushte dhe e ka kundërshtuar me dhunë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më datën 5 nëntor, rreth orës 16:25, kur oficeri i policisë me uniformë të Policisë së Shtetit shqiptar, Jorgo Kokoli, me detyrë komandant i Postës së Policisë në Dropull, efektiv i Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ishte duke shoqëruar dy shtetas shqiptarë, të cilët donte t‘i kalonte në territorin grek pa vizë e dokumente.
Në territorin e doganës greke të pikës së kalimit kufitar Kakavijë, përpara dyqanit "Free-Shop", që ndodhet rreth 400 metra në brendësi të territorit grek, ku sipas pretendimeve të tij kishte shkuar për të blerë sende të ndryshme, Kokoli është përballuar me policët grekë, të cilët kërkuan dokumentet e personave që ai shoqëronte. Gjatë kësaj kohe, oficeri i policisë shqiptare, Jorgo Kokoli, është konfliktuar dhe ka kundërshtuar me dhunë një prej punonjësve të policisë greke. Menjëherë është bërë ndalimi, shoqërimi dhe arrestimi i tij nga policia greke, e cila e ka përcjellë dropullitin për në Gjykatën e Janinës bashkë me dosjen, që përmbante akuzën ndaj policit shqiptar me veprën penale të "kundërshtimit me dhunë të forcave të policisë".
Me marrjen e njoftimit nga pala greke, drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të oficerit Jorgo Kokoli. Të mërkurën, më 6 nëntor 2008, oficeri i policisë, Jorgo Kokoli, ka dalë para trupit gjykues në Gjykatën e Janinës, ku pa asnjë hezitim ka marrë dënimin penal me 2 vjet burg me kusht, për mos përsëritje të kësaj vepre penale.
Mësohet se polici shqiptar i dënuar ka paguar 10 mijë euro gjobë, ndërkohë që çështja e tij mund të apelohet nga policia greke në shkallët më të larta të drejtësisë greke. Pas pagesës së gjobës, Kokoli është liruar dhe çështja e tij do të hetohet më tej në gjendje të lirë.
Pas përfundimit të hesapeve me drejtësinë greke, oficerit Jorgo Kokoli i është dashur të përballet me autoritetet e policisë shqiptare, të cilat janë informuar rregullisht nga homologët grekë për ngjarjen. Menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri, drejtuesit e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës i kanë komunikuar Kokolit urdhrin për pezullimin nga detyra. Ndërkohë, sipas komunikatës së policisë, ndaj oficerit më detyrë komandat i Postës së Policisë në Dropull, Jorgo Kokoli, kanë nisur procedurat për përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, pasi ka shkelur kodin e etikës dhe ka thyer rregulloren e disiplinës.
Rasti
Artan Braholli humbi punën në muajin prill të këtij viti
Kaloi kufirin me uniformë,
shkarkohet shefi i komisariatit
Shefi i Komisariati të Policisë së Devollit, Artan Braholli, u shkarkua nga detyra në muajin prill të këtij viti, pasi shkoi në fshatin e parë përtej kufirit, për të bërë disa blerje me familjen e tij, gjë që për policinë e shtetin fqinj përbën një shkelje, për sa kohë që ky veprim nuk është i autorizuar dhe me lejë dhe as për qëllime zyrtare të aprovuara me një akord paraprak mes dy shteteve fqinje. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka liruar nga detyra kryeinspektorin Braholli, me detyrë shef komisariati i policisë së Devollit, me motivacionin "shkelje me dashje të normave të detyrës". Ai ka kryer një shkelje administrative me dashje, pasi si njeri me uniformë duhet të merrte më parë një lejë nga ana e Ministrisë së Brendshme për të kaluar në shtetin fqinj. Kjo nuk ka ndodhur dhe është konstatuar nga verifikimet se shefi i komisariatit nuk dispononte asnjë leje apo urdhër për qëllime zyrtare të ikjes në shtetin grek, apo qoftë edhe për qëllime private dhe familjare. Kjo konsiderohet thyerje e disiplinës dhe shkelje e rregullores dhe normave të detyrës. Menjëherë pas këtij veprimi është marrë edhe urdhri për lirimin e tij nga detyra.