E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në Kalanë e Gjirokastrës, zjarrëfikës e turistë luftë me flakët

Gjirokastër- Kalaja e Gjirokastrës është përshirë nga flakët pasditen e sotme. Burime policore bëjnë me dije se zjarri ka përfshirë pjesën ballore të kalasë, ndërkohë që ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të kalasë.

Zjarri ka niur rreth orës 18:05 dhe fillimisht ka përfshirë pjesën ballore të kalasë.

Zjarrfkësit e mbërritur në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërkohë që në ndihmë të tyre janë vënë edhe turistët e shumtë të pranishëm sot në këtë destinacion turistik.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende por dyshimet e para bëjnë fjalë për një pakujdesi njerëzore.

( në përditësim)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›