“Kukafshehti poshtë makinës”, automjeti vë nën rrota 2-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier. Një fëmijë 2 vjec me inicialet J.B në fshatin Kallmi të Fierit është përplasur në rrugë nga një makinë. Mësohet se fëmija i vogël ishte futur poshtë makinës duke luajtur, ndërsa nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit teksa e ka nisur makinën. Vogëlushi është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur t`i shpëtojë vdekjes. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.